Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Vlorë, ku po zhvillon një takim me demokratët e këtij qyteti.
Mësohet se takimi zhvillohet në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha “Gëzuar festat e fundvitit, dua të përgëzoj e të uroj të gjithë qytetarët e Vlorës, kudo që janë në Vlorë e jashtë vendit. Ky vend do të jetë më i mbarë. Më zhvillime në lartësinë e idealeve shqiptare, rroftë Vlora”.
Ndërsa duke folur para demokratëve, Berisha e cilësoi PD-në e Vlorës, si dega shpëtimtare.
“PD e Vlorës, është parë gjithmonë si një degë shpëtimtare.
Janë të pashlyera në memorien time, të Vlorës dhe të Shqipërisë, rastet kur pas udhëzimit të kultit të Enver Hoxhës në Tiranë nomenklatura e vjetër komuniste vendosi të shndërrojë Vlorën në bastionin e ri të stalinizmit.
Por dështuan, Vlora mbeti bastion i PD”-tha Berisha.
/b.h











