• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sulmon Lu-në dhe Vlahutinin: Sillen si ambasadorë të Ramës në SHBA e BE

by Java News
19/12/2017 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet ndaj ambasadorëve të SHBA-BE. Duke iu referuar qëndrimit për zgjedhjen e kryeprokurorit, por edhe për tema të tjera, ish-lideri i PD, deklaroi se Donald Lu dhe Romana Vlahutin sillen si ambasadorë të Ramës.

Në një intervistë në OraNews, Berisha deklaroi se dy ambasadorët kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje të Ramës

“Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij. A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete siç ndodhi dje”, tha Berisha

Sulmit të Berishës nuk i shpëton as Arvizu: Ka bërë postera elektoralë me Frrokun dhe Ndokën

Ish-kryeministri sulmoi edhe pasardhësin e ambasadorit Donald Lu. Berisha deklaroi se Aleksander Arvizu doli në postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën

“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu. Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.”, deklaroi Berisha

Por pavarësisht akuzave të forta, Berisha tha se marrëdhëniet me ambasadorët i ka shumë të mira.

Berisha: Brukseli nuk është Vlahutin, ambasadorja është e njëanshme

“Nuk është Brukseli zonja Vlahutin”. Në vijimësi të deklaratave dhe sulmeve ndaj ambasadorëve, Berisha hodhi akuza të forta nga ambasadores së BE, Romana Vlahutin. Berisha deklaroi se Vlahutin është e njëanshme dhe pasionante ndaj qeverisë.

“Nuk është Brukseli zonja Vlahutin.Është përfaqësuese për të cilën ne dhe ajo vetë kemi bërë të qartë qëndrimet e saj jo miqësore ndaj opozitës. Janë eksponentë kryesorë që na kanë thënë nuk ka nevojë, se ajo sa ulet fillon me një pasion të papërmbajtur ndaj opozitës çka tregon se ajo është krejtësisht e njëanshme. Kjo është e vërteta. I keni parsysh të gjitha deklaratat e saj, po qe për to shqiptarët i kishin marrë me kohë negociatat por ja që nuk i hapën, ja që dolën fjalët e atyre që përgënjeshtroheshin këtu, ishin të vërteta. Cili është pasioni i zonjës Vlahutin për qeverinë, a është majtizmi, sorosizmi, a ka faktorë të tjerë nuk i di unë, nuk më intetresojnë. Mua më interson kjo, shqiptarëve u është thënë në mënyrë të përsëritur ajo që nuk ka ndodhur”, tha Berisha

Berisha flet për Arta Markun: E vlerësoj, por kryeprokuror u zgjodh Rama

Ish kryeministri Sali Berisha, foli edhe për kryeprokuroren e re. Berisha është shprehur se opozita nuk ka asgjë kundër Arta Markut, Kryeprokurores të zgjedhur dje mes dhunës dhe flakadanëve. Por Berisha shtoi se kryeprokuror i vërtetë është zgjedhur Edi Rama që sipas tij ka për qëllim të mbyllë dosjet e tij në Prokurori.

“Me Arta Markun, ne nuk kemi asgjë, me Arta Markun për ne është Edi Rama që do të mbyllë dosjen Tahiri se është dosja Edi Rama. Po por thonë që Arta Marku është një demokrate, a e bleu qeveria atë? E shfrytëzoj këtë rast për t’i shprehur respektin më të madh nënës së saj, familjarëve të saj dhe për të, por dje është zgjedhur kryeprokuror Edi Rama. Kjo është vrasja më e madhe që i është bërë drejtësisë“, u shpreh Berisha.

javanews.al/a.ç

Next Post
Sulmit të Berishës nuk i shpëton as Arvizu: Doli në postera elektoralë me Frrokun dhe Ndokën

Sulmit të Berishës nuk i shpëton as Arvizu: Doli në postera elektoralë me Frrokun dhe Ndokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In