• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sulmon Dumanin e SPAK: Mashtroi! Megaoperacioni u dekonspirua 9 orë para se të niste, bosët ikën jashtë, u arrestuan roje e magazinierë

by Java News
20/05/2024 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për median thotë se operacioni i SPAK u dekonspirua dhe shumë prej bosëve arritën të largohen jashtë shteti para se të fillonte operacioni.

Në një deklaratë për median Berisha thotë se ata që janë arrestuar janë thjesht roje magazinierë e jo bosët e 7 famileve apo zyrtarë të lartë, dhe sulmon kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë. Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinier, furnitor, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.

Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit”

Ndër të tjera Berisha duke iu referuar burimeve të tij thotë se operacioni i 17 majit u dekonspiruar 9 orë para se të niste.

“Gjithashtu burime thonë se 9 orë para nisjes së operacionit në botën e malavitës, u shpërnda mesazhi se operacioni me 50 arrestime, po fillon. Me këtë operacion, Skrapi i partisë bëri gjithçka për të fshehur lidhet e tmerrshme të krimit, të këtyre familjeve, të këtyre bosëve, me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Saimir Tahirin, Taulant Ballën, ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, kriminelin Ergys Agasi, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu.

Të gjithë këta, lidhje të ngushta me këta 7 familje dhe oficerët e lartë të policisë të implikuar në vepra penale. Qesharake tingëllon sekuestrimi i 3 mln eurove tek Doçi, në një kohë kur këtij eksponenti të krimit madhor, i ka besuar Edi Rama prej 1 viti e gjysëm, bashkë me Ergys Agasin, portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës, jo vetëm për Shqipërinë, por Ballkanin dhe Europën. Kujt i shërbeu operacioni, është shumë e drejtë të pyesni?”/m.j

Next Post
Gjikondi: Dumani arriti ta çonte përpara SPAK. Kemi patur sukses, por jo bashkëpunim perfekt

Operacioni kombëtar/ Gjikondi: Aksioni i SPAK për t’u përshëndetur, Meta dhe Berisha figura të zymta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

February 28, 2026
Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

February 28, 2026
Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

February 28, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

February 28, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

February 28, 2026
Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

February 28, 2026
“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

February 28, 2026
“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In