• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sulmon ambasadoren e SHBA dhe atë britanik: Kim ka një vit e gjysmë që thotë, ‘kemi fakte! As Blinken. Smith, në mënyrën më korruptive…!

by Java News
24/10/2022 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë për TVSH ka folur për situatën politike në vend, duke u ndalur tek zhvillimet e fundit në PD, non-grata si dhe akuzat për bashkëpunim me organizata kriminale.

Pjesë nga intervista:

Elona Meço: Po, por problemi i tyre është 9 shtatori, pra vendimi për largimin tuaj nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes non grata.

Sali Berisha: Atëherë ndahemi në një themel. Ata të cilët besojnë gënjeshtrën për të vërtetë, ata të cilët delegojnë ndërgjegjen e tyre, ata përbëjnë një fatkeqësi njerëzore. Ata që ndjekin Sali Berishën nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë dhe nuk pranojnë delegimin e ndërgjegjes së tyre. Ata që bëjnë një akt të tillë vënë në diskutim e meritojnë apo jo lirinë.

Elona Meço: Po ndoshta ata e besojnë këtë?

 

 

Sali Berisha: Po nëse duan të besojnë falsitetin, janë fatkeq.  Ka një vit e gjysmë që në mënyrë absolute, Departamenti i Shtetit, Antoni Blinken nuk ka nxjerrë dot një fakt të vetëm. Ka një vit e gjysmë që ambasadorja ka ndërmarrë me dhjetëra sulme publike në shkelje flagrante të Konventës  së Vienës ndaj meje apo ndaj mbështetësve të mi, por nuk ka qenë e aftë të sjellë asnjë fakt të vetëm. Të paktën britanikët pranuan për hir të këtij kodi të nxjerrin absurditetet e tyre. Më akuzojnë për lidhje me organizata kriminale për një njeri që unë nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam njohur kurrë. Ambasadori britanik këtu, Allistar Kingsmith në mënyrën më korruptive, ia paraqet këtë qeverisë së tij si argument të lidhjes sime me të.

Elona Meço: Pse thoni korruptive? E ka korruptuar qeveria?

Sali Berisha: Një njeri normal këtë nuk mund ta bëjë kurrë. Fatjon Dautin e dëgjova për herë të parë në jetë atë ditë kur shkelmoi derën në PD. Sigurisht në mënyrë korruptive, sepse  është një burokrat i korruptuar, politikisht apo në mënyra të tjera nuk e di, por duhet të dijë ai që po të studiojë në arkivën e tij, Sali Berisha, në raport me krimin e organizuar, ka patur një luftë të suksesshme të qeverisë ndaj krimit të organizuar në Britaninë e Madhe, falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare. Për këto, Sali Berisha është falenderuar, këtu ka ardhur ish drejtori i Përgjithshëm i SOCA.

Nëse nuk të verbon sytë korrupsioni politik apo tjetri dhe merr vetë të dhënat statistikore të denoncimit të krimit të organizuar, Sali Berisha gjatë viteve në opozitë, është njeriu që ka denoncuar organizatat kriminale në 4 anët e vendit dhe jashtë më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë të marrë së bashku. Të pretendosh se paskam bashkëpunim me organizatat kriminale pse në një gjullurdi një njeri vjen dhe thyen derën, duhet të jesh asgjë më shumë, asgjë më pak sesa një burokrat i korruptuar fund e krye. Kam besim të plotë tek drejtësia e Mbretërisë së Bashkuara.

Pra ka një vit e gjysmë që zonja Yuri Kim thotë “fakte kemi, por nuk mund t’i themi” se nuk i thotë pasi nuk ka. Po të thonë, do të turpërohen se të gjitha janë gatuar në kuzhinën  e George Soros, kësaj monstre të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, këtij armiku të kombit shqiptar dhe ndaj nuk dalin. Kurse Britania e Madhe është një vend me procedurë shumë më transparente, pasi ka të përcaktuar edhe rrugën që duhet të ndiqet kundër vendimit./m.j

Next Post
“Nuk jam homofob por…!”/ Berisha: Termat prindi 1 dhe prindi 2 janë budallallëqe, s’duhet të ekzistojnë. Mbështes familjen

“Nuk jam homofob por...!”/ Berisha: Termat prindi 1 dhe prindi 2 janë budallallëqe, s'duhet të ekzistojnë. Mbështes familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In