• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha s’përmbahet, kërcënon FBI-në: Nëse Ramën nuk e çon tek McGonigali, unë do ta çoj aty ku e meriton

by Java News
07/04/2023 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha nga Vora ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha u ndal në akuzat ndaj kryeministrit Rama, për të cilin tha se ndërton 1 km autostradë në Shqipëri me 24 mln euro, ndërsa që Evropa e ndërton me 2 mln euro.

Sipas Berishës, duhet të hiqet parashkrimi për kryeministrin, ministrat dhe drejtuesit e agjencive që kanë të bëjnë me prokurimet, pasi ata vjedhin qytetarët.

Ai paralajmëroi Ramën, se nëse FBI nuk e çon atë tek McGonigal, do ta cojë vetë Berisha aty ku e meriton.

“Një kilometra autostradë në Shqipëri si në asnjë vend të botës. Ndërtohet 24 mln euro, ajo kushton 2 mln në gjithë Evropën, 22 vidhen nga qeveritarët.

Shkolla kushton 680 mijë euro në manualet e BE dhe SHBA, këtu ndërtohen me 4-6 mln euro. Kjo është e vërteta

Edi Rama firmos fap e fap për xhepat e tij 420 mln për djegësat, ku janë djegësat. Asnjë nuk ekziston. Kurse ju paguani. I gjithë qarku i Tiranës, Durrësit paguajnë për çdo ton 29 euro toni, në një kohë kur ishte 13 euro. Paguhet sikur digjet. Paratë përfundojë në kontot bankare të Ramës dhe Veliajt. Ndaj rrogat nuk u rritën. Ndërsa tani del si bamirës. Një mashtrues i paskrupullt.

Nuk mendon ai për njerëzit. Ai mendon për veten për të kënaqur sytë e tij me vazo 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë, për avion me dhomë gjumi, se e ka sulltani Erdogan ta ketë edhe sulltani i Surrelit. 22 mln euro vetëm avioni.

Këta nuk kanë ndjenja për qytetarët, as për socialistët as për ju, as për kënd. Këta vetëm vjedhin. A ja vlen të bëjmë dhjetëra apo qindra km për një votë në mënyrë që ti përzëmë? Pa diskutim që ja vlen. Ky është mision. Këta kanë një përçmim për njerëzit.

Kemi dërguar në parlament heqjen e parashkimit për KM, për ministrin për drejtuesit e agjencive që kanë të bëjnë me prokurimet. Pse? Sepse ata vjedhin qytetarët, mbushin valixhet me euro, shkojnë degdisen ne Karaibe dhe Oqeani derisa të kalojë koha e parashkrimit dhe kthehen tresin pasuritë e vjedhura. Duke hequr parashkimin për të gjithë ata që kanë firmosur për të vjedhur paratë e qytetarëve ata bëhen të përgjegjshëm para ligjit deri ditën e fundit të jetës së tyre.

Në rast se FBI nuk e çon tek McGonigali Edi Ramën, PD dhe Sali Berisha do ta çoje aty ku e meriton. Jo vetëm atë, por edhe bashkëpunëtorët e tij. Ata janë një organizatë kriminale.

Nuk ekziston asnjë hetim, nuk mbahet asnjë qëndrim. Imagjinoni Tiranën se çfarë mendohet për këtë tani. Pra, po pse asnjë diskutim nuk ka që Rama ka ndarë para me ta. Nuk kanë të ngopur ata që vjedhin. Nuk dinë të ndalen, i ndalon vetëm vota”, tha Berisha./m.j

Next Post
Skema e re e pagave, ja sa do të jetë rroga e Kryeministrit, ministrave dhe deputetëve

Skema e re e pagave, ja sa do të jetë rroga e Kryeministrit, ministrave dhe deputetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In