Ish-kryeministri Sali Berisha ka siguruar anëtarësinë e PD se çdo gjë negative dhe shqetësim që i dërgonin ia përcillte Bashës.
Ai tha se deri më sot nuk ka gjetur një njeri të larguar që t’i ketë thënë s’më gënjeu kryetari i PD.
Berisha thekson që kjo taktikë krijon konfiziun të madh në drejtim dhe PD duhet t’i rikthehet vlerave e standardeve.
‘’Edhe unë ju garantoj një gjë, këto kohë se unë nuk jam marrë, kam ndjekur këtë taktikë këto 8 vite, çdo gjë negative që anëtarësia sillte tek unë me mesazhe apo në mënyrë tjetër, ia përcillja atij dhe mendimin tim. S’kam gjetur një njeriu deri më sot që të më thotë se s’më gënjeu. Më fal, sepse nuk jam marrë me, unë kisha projekte të tjera për veten time, nuk kisha ndërmend të kthehesha. Por këto kohë nuk kam takuar një njeri të vetme si më gënjeu këtu si më gënjeu aty. Kjo krijon konfuzion të madh në drejtim. Pse u largove ti? Sepse më tha këto këto, dhe pas dy ditësh sikur s’kishte folur me mua. Më mashtroi këtu këtu.
Ne duhet ti rikthehemi vlerave, standardit, fjala fjalë, ne fjalën fjalë e kemi, besa apo fjalëdhëna, s’na ka munguar si komb, mund të na ketë munguar buka, por ne në këtë mënyrë ecim. Duhet të rikthehemi te vlerat tona, vlerat njerëzore dhe si demokratë. ‘’- tha Berisha.