• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Berisha s’më pëlqente, s’lejonte deputetët të flisnim dhe të kritikonin qeverinë’/ Marku: Basha s’ka pasur mundësi të tregojë veten

by Java News
12/09/2020 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperiencën e tij të mëparshme si deputet Mark Marku e cilëson si aspak të mirë, së cilës nuk pretendon t’i rikthehet. Një ndër shkaktarët kryesor ai bën ish- kryeministrin Sali Berisha, njëherazi drejtuesi i PD-së. Marku thotë se marrëdhënia që ai kishte krijuar me deputetët nuk i pëlqente pasi ai i pengonte të fliste dhe të reagonte për problemet që krijoheshin gjatë qeverisjes. Megjithatë, duke bërë një krahasim me kryeministrin e tanishëm Edi Rama, Marku thotë se Berisha ka qenë me demokratik.

“Unë kam qenë deputet i PD-së, kur zoti Berisha ishte kryeministër. Nuk kam pasur ndonjë problem thelbësor me Berishën. Problemi ishte mënyra se si ai e konceptonte marrëdhënien me deputetët, me partinë dhe me të tjerët. Kjo mua nuk më ka pëlqyer kurrë, aq më tepër kur flitej për veten time. Njeriu është egoist dhe kur thotë që nuk është i tillë është hipokrit. Pra, unë dua më shumë veten se partinë, se Berishën, se Bashën. Marrëdhënia ishte e tillë që unë nuk pranoja të sillesha si deputetët e tjerë në PD, që nuk duhej të flisnin, të ishin konformistë, të mos reagonin në raport me problemet që krijoheshin gjatë qeverisjes etj. Partia ka rregulla, por asnjë rregull nuk duhet të shkelë të drejtat dhe liritë bazë të njeriut, përfshi dhe deputetin. Mendoni që deputeti të mos ketë të drejtën e fjalës, po qytetari si mund ta ketë? Pra unë flisja, votën nuk e kam tjetërsuar dhe kam ndjekur bindjet e mia. Sot marrëdhënia është normale sepse unë nuk i ndërtoj marrëdhëniet mbi bazën e inateve ndaj të tjerëve. Vlerësimi im për Berishën është ai që ka qenë, e vlerësoj pozitivisht për të gjitha gjërat pozitive që ka bërë për Shqipërinë dhe për PD-në, hyrja në NATO, liberalizimi i vizave, qeverisja e mirë ekonomike sidomos në mandantin 2005-2009, infrastruktura etj. Është një njeri që punon. Unë Berishës nuk i kam pranuar kurrë pushtetin absolut. Më rezulton se Berisha ka pasur një pushtet më demokratik po ta krahasoj me Ramën. Unë pothuajse i njoh të gjithë politikanët shqiptarë dhe mendoj se Berisha ishte njeriu që i dëgjonte më mirë të tjerët. Tjetër gjë është që bënte atë çfarë donte vetë, duke bërë llogaritë e veta të pushtetit. Por, në thelb ishte një dëgjues shumë i mirë, d.m.th. një ide pozitive për pushtetin e tij e merrte. Tjetër gjë pastaj që vendimet i merrte në mënyrë autokratike. Duhet ta ndajmë këtë”, tha Marku në “Pa Protokoll” të gazetares Anduela Ndreu.

Marku u pyet se çfarë mendonte për kritikat e ish- Krye parlamentares Jozefina Topalli për kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Marku tha se e vlerëson Topallin për kontributin në PD, por sipas tij me përvojën që ajo ka nuk duhet ti bënte ato deklarata.

“Personalisht se qëllimin kritik të kujdo e vlerësoj, në këtë kuadër s’kam si mos vlerësoj kritikat që vijnë kundër kujdo. Qoftë edhe ndaj Bashës.

Për rastin e zonjës Topalli, por edhe të pjesës tjetër të kritikave. unë mendoj që ëhstë një marrëdhënie politike mes Bashës dhe Topallit dhe dashur të hyj në marrëdhënien e tyre.

E para unë mendoj që, normalisht që e vlerësoj zonjën Topalli për të gjithë atë çfarë ka përfaqësuar deri tani në Partinë Demokratike, por edhe përtej në kuptimin një grua dinjitoze që ka ndjekur karrierën e vetë, nga Shkodra, me një familje të persekutua.. E kam vlerësuar përherë zonjën Topalli dhe mendoj që për vlerat që përfaqësonte i takonte ai rol në Partinë Demokratike. Po çfarë do t’u thoja unë kritikave të kritikëve të Bashës. Nëse ata ia lejojnë vetes të jenë kritik ndaj Bashës, duhet të na lejojnë edhe ne të jemi. Ajo që kërkon zonja Topalli që po nuk iku kryetari i Bashkisë, mendoj që është jopolitike në vetvete. Me përvojën që ka nuk do të duhej t’a bënte. Pra, një parti nuk mund të vihet para alternativës, ose ky ky ose unë.

Ideja është se ajo çfarë kërkon zonja Topalli për ikjen e kryetarit të PD-së, është jo politike“, tha Marku.

Sipas tij, kryetari i PD-së kishte marrë një parti të shkatërruar dhe duke pasur parasysh se disa persona nuk e pranonin lidershipin e tij, Basha nuk ka pasur mundësi që ta tregojë veten.

“Basha nuk ka pasur mundësi të tregojë veten, se ka marrë një parti të shkatërruar, me njerëz që nuk e pranonin lidershipin e Bashës. Unë i kuptoj si Astrit Patozin, si të ndjerin Sokol Olldashi që normalisht brenda partisë do kishte pakënaqësi. Pra Basha nuk ka pasur mundësi që të tregojë veten“, tha Marku./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Terrorizuan banorët duke qëlluar me armë zjarri në ajër, arrestohen 2 vëllezërit në Kolonjë

VIDEO/ Terrorizuan banorët duke qëlluar me armë zjarri në ajër, arrestohen 2 vëllezërit në Kolonjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In