• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha s’ka këllqe të arrijë te Rama, bën të ‘fortin’ me Veliajn!

by Jakin Marena
28/06/2024 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Opozita ka të gjithë të drejtën e Zotit të protestojë kundër qeverisë. Madje që në ditën e dytë të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, opozita është në të drejtën e vet të kërkojë dhe zgjedhje të parakohëshme.

Në Shqipëri ka ndodhur kjo dhe ka plot argumente për të protestuar ndaj një qeverisjeje, pasi nuk ka askund në botë qeverisje të përsosur. Pra as në Shqipëri.

Kuptohet, protestat duhet të jetë të qeta, jo të dhunshme, pa molotovë, pa djegie gomash siç bën opozita shqiptare e drejtuar nga Berisha. Duhet që të evidentohen ato kritika që ka kundër qeverisjes aktuale, por dhe të shpalosë ndonjë alternativë të vetën opozitare. Pra si e mendon qeverisjen e nesërme të saj, për të bindur votuesin shqiptar se e bën më mirë këtë punë se sa qeverisja aktuale.

Duhet të flasë për hallet e shqiptarëve, të cilat me gjithë arritjet deri në këto momente, nuk kanë të sosur, dhe opozita ka plot shanse për të goditur pikërisht në këto pika të dobëta të qeverisjes, ndonëse ka qënë vetë në këto kushte qeverisjeje për tetë vite me radhë, dhe asgjë nuk ka bërë. Përkundrazi ka zhbërë dhe ato pak arritje që ishin shënuar nga paraardhësit e saj në qeverisje.

Por themi se duhet të godasë në këto pika të dobëta që qeverisja socialiste nuk ka arritur për t’i përmirësuar dukshëm, për vetë faktin se kjo opozitë teksa ka idenë se shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër, dhe gati 12 vite në pushtet të PS, të mendojë për një moment se janë harruar bëmat e qeverisjes 8 vjeçare të PD dhe të Sali Berishës. Dhe të bëjë sikur nuk i kujtohen.

Ndonëse këto zullume nuk harrohen lehtë e mbi të gjitha nuk ka harruar drejtësia e re shqiptare me në krye SPAK që ka mbyllur në arrest shtëpiak ‘arkitektin’ e qeverisjes dhe liderin historik të PD Sali Berisha bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”, me një përfitim të dukshëm 5.4 milionë euro.

Arresti shtëpiak për Berishën e Malltezin është dhënë nën akuzën për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, por janë gati në përfundim dhe hetimet për ‘Gërdecin’, ’21 janarin”, aferën CEZ-DIA, pasurinë e familjes Berisha si dhe akuza të tjera të këtij lloji. Megjithëse e di dhe vetë kreu i PD se për shqiptarët drejtësia funksionon vetëm atëherë kur Sali Berisha të japë llogari për këto akuza, të dënohet ose te lirohet nga akuzat e rënda. Pak rëndësi ka.

Dhe bashkë me Berishën nën akuzë është dhe aleati i tij Ilir Meta, kreu i partisë së Lirisë, i cili është nën hetim për lobimin në SHBA dhe ndërhyrjet estetike dhe shëndetësore, është pyetur për transferta nga më të ndryshmet dhe lidhjet me biznesmenët më të mëdhenj në vend, për vënien e pasurive që numërohen dhe nga mediat dhe qytetarët shqiptarë. Hetohet bashkë me Monika Kryemadhin, me të cilën është në proces divorci dhe mbetet mister se sa do i shërbejë ky proces për lirimin nga akuzat.

Dhe me tërë këtë barrë akuzash për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, opozita shqiptare e gjen të udhës të akuzojë pikërisht qeverisjen e Edi Ramës që nga ballkoni i shtëpisë së liderit të PD Berisha ku është nën arrest shtëpiak, pikërisht për korrupsion madhor.

Ndonëse vetë Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania për korrupsion madhor, për minim të demokracisë, shantazhim të drejtësisë dhe lidhje me elementët kriminalë, si dhe është nën hetim dhe arrest shtëpiak për korrupsion pasiv, lideri demokrat gjen pikërisht si ‘kauzë’ të veten akuzat për korrupsion ndaj qeverisjes së PS. Akuza verbale.

Eshtë si ajo shprehja e motit, “ma mbaj këtë kopilin të shaj atë kur**n”. Megjithëse nuk është se themi se nuk ka korrupsion, madje vetë PS dhe kryeministri Rama jo vetëm që nuk e pengojnë drejtësinë e re për të hetuar dhe dënuar të gjithë ata zyrtarë të të akuzuar si të korruptuar dhe që kanë abuzuar me pushtetin, por dhe i kanë dhënë mbështetjen e duhur dhe e kanë inkurajuar SPAK për të vijuar t’i nxjerrin ‘ujin e zi’ korrupsionit në radhët e qeverisjes së PS.

Vetë rezultatet e tregojnë këtë fakt, teksa nën hetim dhe në burg kanë përfunduar ish ministra, ish deputetë , ish kryetarë bashkish e ish zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë dhe një ish zv.kryeministër socialist që është në arrati.

Theksojmë se këto janë akuza verbale të opozitës së kryesuar nga Berisha ndaj qeverisjes së PS dhe të Edi Ramës. Thjeshtë deklarata të stërpësëritura që nga ballkoni, në Parlament dhe në panelet televizive.

Ama kur vjen puna tek aksioni politik, e kemi fjalën për protestat si pjesë e dukshme e aksionit politik, vetëm një vit para zgjedhjeve parlamentare për pushtetin qëndror, opozita e Berishës zgjedh të protestojë para bashkisë së Tiranës dhe kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Një opozitë normale, aq më tepër më pak se një vit para zgjedhjeve parlamentare për pushtetin qëndror, aspiron për të marrë në dorë qeverisjen e vendit. Dhe për të arritur këtë synim, lideri i opozitës gjen të ‘barabartin’ e vet, kryeministrin që udhëheq qeverisjen e partisë kundërshtare. Pra Berisha që aspiron postin e kryeministrit, e ka dhe në statut që kryetari është dhe kandidati potencial për postin e kryeministrit, ‘betejën’ politike e ka me Edi Ramën, për të fituar zgjedhjet dhe për ta pasuar atë në zyrën kryeministrore. Në emër të PD dhe aleatëve të vet.

Opozita shqiptare i ka përmbysur të gjitha manualet politike, i ka shuar dhe rishkruar sëprapthi me sa duket ligjësitë politike, teksa betejën kryesore gjatë tërë këtyre javëve e ka drejtuar ndaj kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Pra kundër një kryetari lokal të qeverisjes vendore, pasi bashkia e Tiranës është një nga 61 bashkitë e vendit, ndonëse bashkia më e madhe në vend.

Shohim një ose dy herë në javë që opozita, pra Rithemelimi në fillim e tashmë me marrjen e vulës nga Apeli quhet PD, dhe aleatja e saj në letër Partia e Lirisë e Ilir Metës, mbledhin ata pak njerëz që i ndjekin dhe në mesditë pozicionohen përballë bashkisë së Tiranës, të ‘armatosur’ me molotov e goma gati për t’i shpërthyer e djegur, e me ‘fjalime të zjarrja’ kundër kryebashkiakut Veliaj kërkojnë dorëheqjen e tij.

I cili për hir të së vërtetës pas 2 vitesh del vetë në mënyrë paqësore nga bashkia e Tiranës, pasi nuk lejohet të kandidojë më për një mandat të katërt, pasi nuk e lejon ligji. Ndonëse me këtë opozitë që kemi, si dhe me atë organizim që ka PS do të fitonte sërish bashkisë e Tiranës me të njejtin rezultat si zgjedhjet e vitit 2023, minimumi.

Opozita pretendon se është bërë korrupsion në bashkinë e Tiranës, janë disa ish drejtorë bashkie në burg dhe vetë Veliaj është pyetur, jo si i dyshuar apo person nën hetim, por thjeshtë se ka qënë eprori i këtyre ish drejtorëve. Ka dhënë dëshminë e tij dhe kaq. Mund të protestojë Belind Këlliçi me të tijtë, pasi e ka pasur dhe rival në përballjen për kreun e bashkisë në zgjedhjet e fundit. Mund të jetë dhe kreu vendor i PD të Tiranës, dhe të bashkëprotestojnë. Kaq duhej.

Por Veliaj është kryetar i bashkisë së Tiranës, dhe opozita dhe për paritet politik nuk duhej të involvohej e gjitha me në krye Sali Berishën që një natë para protestës dhe ditën e protestës bën thirrje për pjesëmarrje në tubimin para bashkisë së Tiranës, duke e përdorur si kauzë opozitare.

Pikësëpari tregon një dobësi të theksuar, pasi protesta e vobektë që na shfaqet një ose dy herë në javë para bashkisë së Tiranës tregon se opozita është rrudhur në atë farë feje, sa as 200 mbështetës nuk i bën dot bashkë për të protestuar kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës. Dhe për të mbledhur kaq pak njerëz është angazhuar tërë opozita. Kjo sipas nesh i demotivon të gjithë mbashtetësit e kësaj opozita të sakatuar.

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës tregon dhe një element tjetër, atë të inferioritetit ndaj të liderit të PS dhe kryeministër të vendit, Edi Rama. Pra opozita nuk ka këllqe të mbërrijë tek Edi Rama dhe bën protesta kundër Erion Veliajt. I cili është në të sosur të mandatit të tij si kryebashkiak, për shkak se nuk e lejon ligji, të kuptohemi.

Mesazhi i Berishës me sa duket është dhënë. Zgjedhjet e vitit 2025 për pushtetin qëndror i quan të humbura, dhe po tenton të krijojë një alibi tërheqëse për këtë humbje, por që rrugës shfaq një dobësi të theksuar. Pasi ka humbur paritetin politik, e shprehur më thjeshtë, po lufton me sa duket për bashkinë e Tiranës, a thua Berisha do të kandidojë për të pasuar Erion Veliajn në këtë post në emër të PD. Ky është mesazhi që jepet me protestat para bashkisë së Tiranës dhe jo para kryeministrisë, më pak se një vit para zgjedhjeve.

Nuk besojmë se mendja e Berishës, sado e djallëzuar që është, të ketë kalkuluar aksionin politik që me këto protesta para bashkisë së Tiranës të faktorizojë Erion Veliajn, për të goditur përmes tij Ramën, teksa jemi më pak se një vit para zgjedhjeve parlamentare dhe normale do të ishte që të godiste vetë kryeministrin.

E vërteta e hidhur është se kjo opozita në këtë situatë në të cilën ndodhet, e shkapërderdhur komplet aq sa nuk ka vulë dhe logo që e mbledh për ta hedhur në fushatën zgjedhore për të arritur një rezultat serioz, nuk ka këllqe të mbërrijë tek Rama, dhe mendon se duke goditur kryebashkiakun e Tiranës, është në rregull me ‘letrat’ në opozitë.

Eshtë thjeshtë një kapitullim para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, është një përgatitje e vetes dhe të vetëve për humbjen që do të pësojë. Gjë që demotivon rëndë demokratët dhe opozitarët që kanë qëndruar për 12 vite në opozitë dhe do qëndrojnë sëpaku dhe 8 vite të tjera.

Ky është mesazhi që jep Berisha duke goditur Veliajn, a thua po synon vendin e tij si kryebashkiak i Tiranës, ndërkohë që aksioni politik për një opozitë serioze dhe aspirante për të ardhur në pushtet drejtohet gjithmonë kundër rivalit krysor dhe të vetëm, kryeministrit. Fundja aspirata e një opozite normale kjo është, marrja e drejtimit të pushtetit qëndror. Gjë që nga PD as nuk shpresohet, jo më të realizohet!

Berisha si me vulë si pa vulën e PD, si me mandat si pa mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, sipas të gjitha gjasave në majë të ballkonit të pallatit të tij do mbetet. Madje shumë gjatë dhe bashkë me të do të ‘ngujohet’ në këtë ballkon dhe tërë opozita.

Next Post
“Partizani”, Argita Malltezi Berisha sulmon drejtësinë: Rastis një gjykatës apo prokuror që është i çmendur në sistem dhe…!

Kush do ta udhëheqë fushatën e PD? Argita kundër Bardhit: Babai im ka dhënë fjalën se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

December 19, 2025
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

December 19, 2025
BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In