• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha si Enver Hoxha”/ Vangjeli: Opozita po zvogëlohet gjithnjë e më shumë!

by
30/10/2021 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e ABC Live këtë të premte me analistin Lorenc Vangjeli është komentuar situata politike brenda partisë demokratike dhe roli i Bashës si lider.

Vangjeli është shprehur se Basha sot nuk mund të jetë i njëjtë me atë që ishte në 2005, ai tashmë është i përfshirë në të mirat dhe të ligat e politikës shqiptare.

Sipas analistit Basha ka ka shpërdoruar të gjithë mundësitë që i dha fati.

“Që të ishte vërtet më i besueshëm duhej që Basha të ishte ai i 2005, por në të gjithë rrethanat ai është pjesë e të mirës dhe të ligat të aktorëve të politikës shqiptare. Nëse më pyet për të mirat e kësaj klase politike do të thoja se nuk më kujtohen, por për të ligat do të përmend tre prej tyre. Politikanët shqiptarë janë të paparashikueshëm, çfarë thonë sot se thonë nesër, kërkojnë që të jenë të përjetshëm, tërë kohën në tryezë, jo ka një cikël mbaron dhe ikën, kërkojnë që të jenë dhe të pandëshkueshëm, ka dhe mëkate, Basha nuk është një “gjimnaziste e virgjër”, por është pjesë e mëkatëve të saj. Basha është mëkatar në shumëçka, ka korruptuar institucionin e opozitës, i ka hequr ato të drejta që ka pasur.

Për të ardhur në pushtet Berisha ka bërë sakrificë epike, me burg brenda, ndërsa djaloshi i përkëdhelur i politikës shqiptare që nuk po arrin të thinjet nuk ka bërë asnjë sakrificë. Nuk ka kultivuar asnjë alternativë për të ardhur në pushtet. Nuk mund të ketë besë apo pabesi në personazhet në politikë, mes tyre ka vetëm interesa. Basha e ka lexuar gabim historikun e interesave në politikën shqiptare, por personi që dukej se kishte lindur nën një yll fati, ka shpërdoruar të gjithë mundësitë që i dha fati. Në 2017 vetëm një mrekulli s’do e bënte atë kryeministër, por gabimet e tij bënë një gjë të tillë, si dhe në 2021 atë që s’do e bënte asnjë. Politika në Shqipëri është një lojë, ku në fund të secilës Lulzim Basha del gjithmonë i humbur”, ka thënë Vangjeli.

Ndër të tjera në intervistën e  tij për gazetaren Juli Xhokaxhi, analisti ka folur dhe për foltoret e Berishës, duke e konsideruar të vonuar vendimin dhe reagimin e Bashës, për vendimin e SHBA-së që e shpalli non grada ish liderin demokrat.

Analisti thekson se shfaqja e Berishës, është njëlloj si të ngrihej nga varri Enver Hoxha në ’92 dhe ti kërkonte llogari Ramiz Alisë se pse e katandisi partinë.

“Në fillim Basha heshti, por kur shikojë se ajo që po bën doktori ishte një formë orteku. Basha është i vonuar me 8 vite në kohë, dhe në fjalën që ai mbajti për largimin e Berishës nga grupi parlamentar e kishte një kundërthënie. Ai e konsideroi Berishën si hero që kishte shpikur zjarrin dhe rrotën,kishte sjellë demokracinë, personi që kishte çimentuar, betonuar,  etj, por ky po e largonte pasi aleati ynë strategjik mendonte se ai kishte minuar demokracinë, ishte i korruptuar një nonsens brenda të njëjtit tekst. Nëse do të kishte guximin ai duhet që të thoshte të njëjtën gjë që thonë amerikanët, dhe së paku gjysma e qytetarëve shqiptarë. Bashës amerikanët i dhanë një shpatë, por jo krahun për ta mbajtur ky është një paradoks, Berisha kthehet si një ofertë për partinë demokratike. është e njëjta gjë si të zgjohej nga vdekja në ’92 Enver Hoxha dhe të thoshte Ramiz Alisë, hap rrugën tani ti sepse partinë që unë të lash shihe si e bëre, është po i njëjti krahasim. Hoxha ka pasur përplasje me SHBA, dhe Berisha tani.

Të dy palët mohojnë problemin më të madh që ka PD-ja, ato heshtin para asaj që është nëna e të gjithë problemeve, jo vetëm për PD por për të gjithë shqiptarët është shkatërruar një ekuilibër mes pushteteve. Asnjë prej tyre nuk ka guxuar që të shkojnë përtej idesë se duhet të jetë opozita më e madhe se Partia për të mundur Edi Ramën. Sa kohë që ato nuk bëhen bashkë për të shembur atë që e quajnë  regjim të Ramës nuk do fitojnë kurrë, pas 25 prillit nuk kemi parë më asnjë bashkëpunim, opozita po bëhet më e vogël jo Partia Demokratike. As Basha dhe as Berisha nuk e realizojnë dot një gjë të tillë, të dy sxëbashku janë për arsye të tyre jo për opozitarizmin”, ka thënë ndër të tjera analisti.

/b.h

Next Post
Tabaku ngre alarmin: Po zhduket shtresa e mesme!

Tabaku akuza qeverisë: Po shpiken agjenci të reja për interesa korruptive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In