Seanca e parlamentit duket se nuk ka pasur ndonjë suprizë sa i përket dhunës së PD në seancë plenare, përveç theksimit të elementëve vandal ku nuk kanë munguar jo vetëm agresioni me miell, por edhe hedhje objektesh të forta në adresë të kryeministrit Rama. Dhuna e opozitës në Kuvend është bërë tashmë vijë-sjellje. E në këtë vorbull është shfaqur edhe ish- kryeministri Berisha, jo vetëm ka bërë operatorin në Kuvend, por duket se ka humbur çdo lloj etike duke i’u drejtuar Ramës me fjalën “trap”. “Rama është trap”, ka deklaruar Berisha në Kuvend, duke kërkuar largimin e kryeministrit nga seanca.
ma.me