Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me Departamentin e Çështjeve Sociale në PD theksoi se sot situata në Shqipëri ëhstë alarmante.
Siaps tij Shqipëria është një ndër të paktat vende pa një minimum jetik, dhe kjo sipas tij i lë qytetarët të përballen të vetëm përballë krizës së madhe.
“Ne së bashku debatojmë për një problem i cili intereson jetën e më shumë se 40% të shqiptarëve. intereson kafshatën, shëndetin, e gjysmës së popullatës në këtë vend.
Shqipëria ka një situatë dramatike në raport me shpërndarjen e të ardhurave, ka një situatë dramatike në raportin e rrogave me çmimet, ka një situatë, është vendi i vetëm që nuk ka të përcaktuar një minimum jetik.
Ndërkohë, ndërkohë çmimet në këtë vend janë 10, gjer në 17, 20% më të larta sesa mesatarja e çmimeve në vendet e Bashkimit Europian.
Faktikisht, nuk ka një vend tjetër me jetë të papërballueshme siç është Shqipëria. Zhvillimet e këtyre 12, 13 viteve të fundit i shndërruan shqiptarët nga qytetarët me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, në qytetarët me rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon.
Rrogat dhe pensionet në Shqipëri, përveç se disa kategori, e vërteta është që nuk ndoqën as indeksimin e çmimeve.
Rrogat dhe pensionet, pavarësisht nga ndërhyrjet e shpallura, sot janë më të ulëtat në rajon. Në rast se bëjmë një krahasim gjejmë se në këtë hark kohor ato janë katërfishuar. Ato janë trefishuar sipas vendit.
Kurse në Shqipëri nuk ka njohur as dyfishim po të kemi parasysh indeksin e çmimeve.
Faktor më themelor i kësaj rrokullisje të madhe të gjendjes së financave, të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, është korrupsioni”, tha Berisha.











