• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha shpërblen besnikët/ Deputetët aktualë, më të votuarit në listat e primareve

by F M
02/03/2025 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha shpërbleu besniket e tij me primaret dhe spastroi listat e sigurta nga rebelet. Nga rezultatet ne shumicën e qarqeve, me te votuarit rezultuan deputete aktuale te rreshtuar krah tij, ose kryetare degësh të zgjedhur prej votimeve të Rithemelimit.

Në Durrës, primaret i fitoi ish- kandidati për kryebashkiak, Igli Cara ndërsa nga gratë Manjola Luku. Te dy do të jenë në listë të sigurt, kurse ish prokurori Arjan Ndoja mori vetëm 159, duke kaluar pragun për të qenë kandidat në listë të hapur.

Ndërsa zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo nuk arriti të merrte mbështetjen e bazës pasi siguroi vetëm 32 vota, duke humbur shansin për të hyrë në listën e PD-se për një vend në Parlamentin e Shqipërisë.
Pasi humbi zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës në 2023, Bardh Spahia do duhet të luftojë në listë të hapur për një karrige deputeti, pasi u rendit i treti në primaret e Shkodrës, pas Ramadan Likajt dhe Gentjan Ndoj. Po ashtu në listë të hapur do të jetë edhe deputeti I Pukës Ludovik Hasani,

Në Elbasan, Dashnor Sula, arriti të merrte numrin më të lartë të votave, i ndjekur nga kryetari i degës Blendi Himci.  Ndërsa deputetet më pak të njohur për aksionet e opozitës, Lefter Gështenja dhe Zheni Gjergji përfunduan në liste te hapur..

Ne Fier, i pari doli kryetari i degës se Lushnjës, Eduart Sharka, pas tij deputeti besnik Luan Baçi, kurse në vend të katërt rezultoi Saimir Korreshi.

Në Vlorë, me e votuara ishte deputetja Ina Zhupa, pas tij kryetari i degës Atird Hoxha, kurse në Korcë Bledion Nallbati,bashkë me ish kandidaten për kryebashkiakë Ledina Alolli.

Në Berat, vendin e sigurt e mori ish kandidati për kryebashkiak, Zija Ismaili.

Edhe në Diber, një ish-kryebashkiak, Ilir Krosi doli me i votuari, kurse ishgjenerali Xhemal Gjunkshi dhe deputeti Kreshnik Çollaku, të cilët vetëm se fundmi iu bashkuan Berishës, nuk ia dalin të kapin një vend as në listë të hapur.

Ndërsa ne Kukës, deputeti i Tropojës Isuf Çela mbetet jashtë liste, pasi me të votuar dolën dy kandidatë lokale. Ky rezultat, sipas Admir Sinamatit, tregon qartë se demokratët nuk pranojnë imponimin e Flamur Nokës pasi asnjë nga të preferuarit e tij nuk u mbështet me votë.

Kurse në Gjirokastër, ku gjithashtu nuk pati garë për listën e mbyllur, me e votuara doli një grua, kurse Arben Ristani ia doli të jetë në listë të hapur.

Megjithatë, në këto primare ku PD zbuloi 50 mijë votuesit, por jo sa anëtare kishin të drejte vote, do të shihet se sa Berisha do i qëndrojë votëbesimit nga demokratët për kandidatët. Dy kushte të tjera të cilat ai ka shtuar, janë dhe 300 votat ne diasporë për secilin dhe angazhimin politik. Ishte vete kryedemokrati që njëherë e shkeli statutin për drejtuesit politike, për të mbrojtur besnikët e tij

Next Post
Rusia vlerëson Trump, Lavrov: BE po e shtyn Zelenskin drejt luftës

Rusia vlerëson Trump, Lavrov: BE po e shtyn Zelenskin drejt luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In