• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha “shfrenon” fantazinë: Vuçiç e Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në facebook. Pluralizmi jetik për të ardhmen

by Java News
19/05/2022 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në Korçë ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po i grabit pasuritë shqiptarëve.

Berisha shtoi se sot vendi ka një opozitë të vërtetë që do të përballet me regjimin e Ramës.

Gjithashtu ish-kryeministri nuk la pa shigjetuar edhe  komunikimi mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Rama për të cilën tha: Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Sot ne jemi opozitë e vërtetë, nuk jemi opozitë fasadë. Në mandatin e parë Rama zëvendësoi shtetin ligjor me shtetin e drogës. Të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve, i kam denoncuar. Aeroporti i vendit përdorej për narkoflotën dhe kjo ka ndodhur. Ngarkesat e kokainës në Durrës janë bërë të përjavshme , Gardiani i Portit të Durrësit është famosi i Xibrakës.

Ku është ëndrra jonë europiane Shqipërinë si Europa. Atë nuk e krijuam ne është doktrinë e filozofisë së shqiptarëve. Për të administruar vendin u krijua një fondacion,  por mijëra hektarë të tjerë u shkëputën nga parku, 620 vila nga njerëzit e Edi Ramës, tek gjiri i manastirit u mor toka e Kishës. Pra nëse lejon ndërtim ktheju besimtarë ortodoksë Manastirin.

Por ai një pjesë të mirë e ka dhënë resort turistik, pra ua ka dhënë njerëzve të vet. Ai thotë jam 2 m i gjatë dhe nuk vjedh, po ai s’ka nevojë të jetë i gjatë sepse vjedh me firmë. Çdo abuzim që bën e kalon me batuta. Por problemi është se pasuria jonë po grabitet dhe po bëhemi si ata për të cilët resurset ishin të mallkuara dhe ne duhet t’i shtojmë në pasuri për veten tonë.. Në gjithë këtë mund të themi se mbi ju ka pasur shumë presione dhe kërcënime, por ju u bashkuar me lëvizjen.

Ne u ngritëm si njerëz të apasionuar pas lirisë, ne u ngritëm sepse e konsiderojmë pluralizmin jetik për veten tonë për fëmijët tonë për të ardhmen tonë. Ne u ngritëm në emër të ardhmes tonë dhe të fëmijëve tanë. U ngritëm me besimin se Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët. Pra sot jemi në një stacion të ri, siç ishim në vitin ’90 sot jemi në një mision të ri për të dalë nga ky regjim autokratik dhe për të ecur të sigurt drejt Shqipërisë Europiane.

Kemi kundërshtarë të fortë, qeverinë me të gjitha pasuritë e saj të bëra me krim, aleatë të saj në rajon. Pra Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen. Është fakt real. Kemi edhe mafien e Xhorxh Soros…por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Do të qëndrojmë si lëvizje e fuqishme që do të bëjë bashkë çdo shqiptar”./m.j

Next Post
Myslim Murrizi i bashkohet Kuvendit të ‘Rithemelimit’: S’kam ardhur për sehir, por për…

Presidenti i ri/ Murrizi: Opozita ka ngrënë karremin e Ramës, procesi është farsë. Pse Alibeaj propozon 2 kandidatë, janë anonimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In