Berisha risjell skenare të destabilizimit të vendit: Merrni përgjegjësitë politike, revolucionin s’e ndalni dot!

TIRANE

Nga shkallët e selisë së PD, ish kryeministri Berisha foli për skenare të destabilizimit të vendit, ndaj edhe apeloi kryeministrin Edi Rama të heqë dorë, pasi sic u shpreh ai nuk e mposht dot pluralizmin e shqiptarëve.

‘E patë historinë e turpit të sotëm, fëmijë e njerëz pa lidhje me këtë forcë politike, mos vazhdohet më tutje me këtë skenar. Merrni përgjegjësitë politike. Ky është skenar destabilizues për vendin.

Këtë revolucion nuk do e ndalosh. Me këto që bën duke marr peng Lul Bravën, duke I mbush tarracën me RENEA e gardistë, pra, I them Edi Ramës revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde mos luaj me pluralizmin. Ky revolucion e riktheu përsëri dhe është I gatshëm të cmontojë narkoshtetin të përballet me cdo pengesë nuk ka asnjë synim tjetër vetëm t’u kthejë shqiptarëve votën e lirë.

Unë u bëj thirrje shqiptarëve I bëj thirrje të gjithë demoratëve ditën e hënë në ora 16:00 të mblidhemi para kryeministrisë në protestën e parë kombëtare të shpallur. Sllobodani I ri do të pritet sic e meriton me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët paqen e stabilitetin, ndaj dhe ne do qëndrojmë fuqishëm. Sa herë të na shkelen interest kombëtare do jemi në këmbë në mbrojtje të tyre. Kështu që e hëna do të jetë protestë, por cështja e dytë madhore është ajo e djegësve. Korrupsioni, megakorrupsioni që SPAK-u i partisë do t’i vendosë kapak, mbi 3 mln euro të vjedhura nga hajduti i dobishëm, që është Lefter Koka. Shqiptarët do të kërkojnë llogari deri më një për këtë dhe afera të tjera.’ u shpreh Berisha.

Next Post

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:

    Kure ne vendin tone nuke funksionojne istitucionet shtetrore,pse te mose sjelle trazira barbari,krimineli i vicidolit,ai jo tani duhet te ishte ne i izoluar tek 41 Bis.Pore fale bashkpunimit qe kane barbarte plaku,lir folriri,edvin narkomani e lyli karapushti vendi jone ndollet ne kete gjendje anarshiet.Kta nuke duan te fuksionoje shteti ligjore,se po te fuksionoje ktyre duhet tju merren parate e pasurite prrallore qe ata kane.Prandaj ktu e 30 vjete me pare qe krimineli ramiz alia u dorzoje pushtetin,kta bejne sikur punojne per nji shtet demokratik me nji te ardhme me te mire.Pore ne fakte eshte e kunderta,kta nuke duan te ndertojne shtetin me polici e drejtesi funksionale,ne si poull jemi te vdekur,vetem mbetemi me shpresen te SHBA e vendet prendimore,qe do te na ndihmojne te largojne kta kriminel nga poshtrimi i shqiptarve,le te mbesim me shprese se do na ndimojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com