• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së

by A R
16/10/2025 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet në Tiranë në mbështetje të UÇK-së. Kështu u shpreh kreu demokrat, Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, sipas të cilit kreu i qeverisë kishte përgatitur një orë fjalim, por e detyruan të tërhiqej.

“Rama nuk do të marrë pjesë. E detyruan të mos marrë pjesë. Nuk e them kush. E detyruan dhe të jeni të sigurt kishte përgatitur fjalim një orë. E detyruan të tërhiqej, kishte përgatitur një fjalim të gjatë tani ka kaluar në stilin e kubanëve”, tha Berisha.

Teksa shprehu mbështetjen ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës, Berisha theksoi se Rama i dëmton më shumë luftëtarët e UÇK-së, ndërsa tha se është kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të Kosovës

“Edi Rama i dëmton shumë ata se është një personalitet i damkosur tanimë. E keni marrë vesh, i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Dhe ta shohin atë gjykatësit se ky po u del zot, absolutisht i rëndon. Të dalë Taulant Balla, i cili i ka rekordet e zeza në të gjitha kancelaritë, dhe të flasë për luftëtarët e lirisë, i dëmton. Po, normale, luftëtarët e UÇK dhe qytetarët e tjerë janë të lirë të organizojnë çfarë të mendojnë. Por Edi Rama ka faktuar se është një armik i egër i Kosovës. Ju kujtohet ju projekti për ndarjen e kufijve? Ky ka qenë promotor kryesor. Ju kujtohet ju Ballkani i Hapur kur Kosovën e futën në hartën e Serbisë? Ky ka qenë autori kryesor. Ju kujtohen sanksionet që i vu Albin Kurtit? Ky ka qenë. Ju kujtohet fluturimi i tij, mblodhi Batonët e Kosovës për të rrëzuar qeverinë? Ky ka qenë. Ju kujtohen fjalimet e tij kundër kryeministrit të Kosovës? Ky është. Edhe këtë e ka kundër tij. Ne nuk jemi që të ndërhyjmë në punët e brendshme të Kosovës. Dua të shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë, për të cilën nuk kam parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese”.

Next Post

PD kërkon barazi në Komisionet për Reformën Zgjedhore e Territoriale (Zbardhen amendamentet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In