Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar në rrjetin social Facebook sa i përket raportit të zgjerimit të Komisionit Evropian.
Në një koment të gjatë, Berisha shprehet se Shqipëria ‘de facto’ është i vetmi vend në rajon që nuk hap dot negociatat me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as akuzat e Berishës për kreun e ekzekutivit.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Raporti i Komisionit Europian: “Nuk hapen negociatat me Shqiperine dhe nuk do kete raport tjeter ne pranvere”. Kjo fakton
se vendi mbetet ne klase, peng i Edi Rames.
Te dashur miq, Komisioni Europian botoi sot raportin vjetor te perparimit te Shqiperise ne rrugen e integrimit te Shqiperise ne BE. Pas nje analize serioze te zhvillimeve gjate nje viti ne Shqiperi, Komisioni konkludon se Shqiperia nuk ka plotesuar kushtet per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE.
Sot Shqiperia, de fakto eshte i vetmi vend ne rajon, qe nuk hap dot negociatat me BE. Ajo mjerisht eshte peng i nje njeriu te vetem, eshte peng e Edi Rames! Kjo sepse:
-Edi Rama, duke mos votuar tre ligjet ne Parlament dhe per marreveshjen korruptive me ÇEZ, bllokoi dy here me rradhe dhenien Shqiperise te statusit te vendit kandidat. Kredencialeve te tij per integrimin nuk ju beson njeri!
-Edi Rama, me ildhjet e tij direkte personale me krimin, futjen e vrasesve, trafikanteve, perdhunuesve, pengemarresve ne Parlament dhe te gjitha nivelet e administrates, ka ndertuar ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter, regjimin e banditokracise, sundimit te bandave.
-Edi Rama nuk synon integrimin por pasurimin e tij te paligjshem dhe klaneve te tij familjare e qeveritare. Ai se bashku me te tijet, vetem ne nje vit ka vjedhur dhe shperdoruar sipas KLSH 1.2 miliarde euro
-Edi Rama per pushtetin e tij personal shkaterroi me 21 qershor procesin zgjedhor ne Shqiperi
-Edi Rama sot per BE dhe vendet anetare, ne krizen me te thelle te tyre qe nga Lufta e Dyte
Boterore, krizen e refugjateve, eshte si vella siamez me Asadin e Sirise, per numerin e shqiptareve qe largohen dhe kerkojne azil politik nga Shqiperia per shkak te politikave te tij te keqija.
Te dashur qytetare, integrimi europian eshte interes jetik per secilin prej jush dhe femijet tuaj. Me Edi Ramen ne qeveri, ky proces mbahet peng nga ai dhe bandat e tij. Eshte ne doren tuaj, ne guximin, vizionin tuaj per te marre ne dore kete proces vendimtar per te ardhmen tone!