• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Rama më arrestoi mua dhe Metën, tani i është qepur liderit të madh Mediu! E ka patur babain xhelat, prandaj…

by A R
11/11/2025 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu këtë të martë, më 11 nëntor, me kryetarët e degëve. Në fjalën e tij, Berisha u ndal në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Berisha denoncoi situatën politike dhe shprehu shqetësime për procesin zgjedhor dhe përdorimin e resurseve shtetërore nga ana e Partisë Socialiste në pushtet.

“Ne mblidhemi në këtë takim, në një situatë të paprecedentë, në 33 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, në një situatë ku regjimi apo diktatura autoritare e instaluar shpalosi me gjithë shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve, shpalosi me gjithë fuqinë e tij dhunimin në qindra e mijëra herë të ligjit elektoral shqiptar dhe ligjit ndërkombëtar të zgjedhjeve të drejta. Shpalosi përdorimin e të gjitha potencialeve të shtetit për të grabitur votën e shqiptarëve, por shpalosi hanxharët e të gjitha bandave kriminale aleate të qeverisë, për të mos lejuar shqiptarët të votojnë të lirë.
Dëshmoi se, në mënyrë të programuar, të pandalshme dhe me çdo kusht e çdo çmim, ai do të qëndrojë në pushtet dhe se vota e shqiptarëve është diçka e pavlerë për të.
”, tha Berisha.

Më tej, kryetari i PD-së tha se kryeministri Edi Rama arrestoi liderët e opozitës para zgjedhjeve, duke iu referuar dhe vetes së tij, me qëllim për të fituar zgjedhjet.

“Ne vijmë në këtë takim pasi ju, anëtarë, mbështetësit e simpatizantët tanë, derdhët lumenj djerse, me ndershmëri e sakrifica, për një proces zgjedhor që vendi duhej të kishte. Me çfarë u përballën ata dhe ju? Ata u përballën, së pari, me një politikë terrori ndaj opozitës. Edi Rama, në traditën e babait të tij xhelat, në vit elektoral, arrestoi si persona nën hetim, pa asnjë fakt penal, liderët e dy partive opozitare dhe vuri në ndjekje penale të tretin. Akt të tillë e ka bërë identik Zayed i Tunizisë, i cili në vit elektoral arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të fituar në zgjedhje për aq sa deshi.”, shtoi Berisha.

Ai shtoi se ndërhyrjet në zgjedhje përfshinin shpërblime financiare për pensionistët, falje gjobash, rritje të subvencioneve dhe punësime të përkohshme.

Berisha akuzoi gjithashtu Policinë e Patronazhistëve për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës dhe për ndërhyrje të dhunshme për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan se, në periudhën e ndaluar me ligj, Edi Rama dhe ministrat e tij organizuan 2 mijë e 500 ngjarje e aktivitete, kombëtare e ndërkombëtare, për të ndikuar tek zgjedhësit dhe vota, të gjitha këto me buxhetin e qytetarëve shqiptarë. Në zgjedhje u përdorën të gjitha burimet dhe potencialet, tashmë të certifikuara e të vërtetuara: shpërblimi apo dhurata prej 200 eurosh për pensionistët, falja e gjobave dhe kamatave prej 200 e sa milionë euro, rritja me 8 herë e subvencioneve për fshatin, punësime të përkohshme në dhjetëra e dhjetëra raste. Ju jeni dëshmitarë që Policia e Patronazhistëve, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, u vërsul me egërsi kundër për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Të gjitha këto dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë.”, vazhdoi Berisha.

Next Post
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Bardhi: Dhunim i të drejtave të opozitës, do t’i përgjigjemi...

Comments 1

  1. leka says:
    3 months ago

    Si mind te jete xhelat nje skulptir vetem ti e di o Sali efendi . Mediu lider i madh ! Cfare po na degjojne veshet . Nuk te ka arrestu Rama por Spaku me prova prandaj dil para gjykates dhe broj veten po pate te drejte dhe jo presion ndaj drejtesise

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

February 7, 2026
U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

February 7, 2026
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

February 7, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 07 Shkurt 2026

February 7, 2026
Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

February 7, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

A u rrëmbye Ilir Meta? Përgjigjet ish-Avokati i Popullit

February 7, 2026
Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

February 7, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme, çfarë ndodh me temperaturat

February 7, 2026
Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In