Ish kryeministri Sali Berisha shkruan përmes një postimi në rrjetin e tij social se kreu i qeverisë Edi Rama po i ben presion gjykqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima. Berisha thekson se Rama po bën kërcënime direkte drejt gjykatësve, që këta të fudnit të mos shpallin të pavlefshëm mandatin e deputetit socialist.
“Presion banditesk i Edi Rames ndaj gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar sivlla Kokedhimen.
Te dashur miq, burime prane Edi Rames bejne me dije se e tere kryeministria, me ne krye Edvin Kokedhimen eshte perqendruar me te gjitha mjetet e joshjet e shumta por edhe kercenimet me te egra direkte personale te Edvin Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar mandatin e hajdutit te shtetit, sivlla Kokedhimes.
Gjykatesve ju eshte bere lista e te gjithe njerezve te punesuar nga kushurire Koleka dhe therriten nje nga nje nga boset e tyre duke u thene “vendimin ose vendin e punes”. Sekretari i Pergjithshem i mafies qeveritare, Agaçi, po rremon ne dosje pronesie dhe dosje te tjera dhe vrapon per te korruptuar gjyqtare.
Situata ne Gjykaten Kushtetuese nuk ka qene kurre e tille. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim stalinist te Edvin Kristaq Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese kerkoj ndalimin e menjehershem te ketij presioni kriminal mbi gjykaten qe eshte dhe garante e kushtetutes se vendit.”- shkruan Berisha.
javanews/ a.k