Denoncimi tek Berisha: Drejtori i ujësjellësit në Ersekë i dënuar për vrasje
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook një denoncim të një qytetari, që sipas ish-kreut të PD-së denoncon lidhjet e qeverisë me vrasësit. Ja statusi i publikuar në Facebook nga Berisha.
“Dua te denoncoj nje person me super rekorde kriminale qe eshte drejtor i ujesjellesit Erseke. Quhet Orest Malushi i denuar me 12 vjet per vrasje mbetur tentative, i deportuar nga USA per kete krim, kreu 8 vjet burg dhe tani rilindi duke u bere drejtor. Gjithashtu anetar i keshilli e qarkut dhe kryetar i grupit te punes per emerimet ne PS-ne Erseke. Turp me te madh nuk ka ku te shkoje. Babai i tij Gezim Malushi ishte eksponenti kryesor i djegies se godines se PD-se Korçe ne vitin 1997 pastaj u be drejtor i keshit per 8 vjet. Per shkak te hasmerive te te birit (DREJTORIT) u shperngul ne Erseke ku dhe i biri kriminel i hyri politikes.Duke ditur qe ju jini i vetmi ze i se vertetes dhe duke shpresuar qe me denoncimin e fuqishem qe do i beni ju ketij njeriu do pritet e hyra ne parlament me 2017 se ne PS po mos kesh bere vrasje nuk te bejne deputet. Ju lutem denoncoheni kete rast Doktor Berisha. Erseka nuk e meriton te perfaqesohet nga nje kriminel.”









