• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Qytetarët përgjohen përmes numrit 50505, reagon qeveria dhe sqaron të vërtetën

by Java News
20/01/2017 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka reaguar në lidhje me akuzat e Sali Berishës, se qytetarët përgjohen përmes numrin 50505.

Në një deklaratë në faqen ‘transparenca.al’, qeveria thotë se numri 50505 është numër që shërben për të marrë vlerësimet e qytetarëve mbi shërbimet e ndryshme publike.

“Të dhënat e përdoruesit që shfaqen në mesazhet hyrëse nga ky numër dhe numri i telefonit janë deklaruar vullnetarisht nga qytetarët në momentin e regjistrimit për marrjen e shërbimeve publike”, shkruan deklarata.

“Gjithashtu, qytetarët janë vënë në dijeni për përdorimin e tyre për qëllime të mbledhjes së opinioneve të ndryshme për shërbimet publike, në funksion të përmirësimit dhe rritjes së performancës në ofrimin e tyre”, shton më tej deklarata.

Qeveria siguron se asnjë e dhënë tjetër e qytetarëve nuk trajtohet nga sistemi. “Sistemi funksionon prej dy vjetësh dhe mijëra qytetarë kanë marrë SMS si dhe na janë përgjigjur me sugjerime të vlefshme për përmirësimin e shërbimeve publike, në kuadër të programit të luftës kundër korrupsionit në sportelet e zyrave të shtetit.

Për vitin 2016, janë ndërmarrë 56 fushata me SMS, duke kontaktuar gjithsej 139,476 qytetarë, me një normë përgjigje mesatare 27%. Qytetaret përfitues të shërbimit publik kanë patur mundësi të shprehin pa rezerva mendimin e tyre, duke vlerësuar ose ankimuar eksperiencën e tyre.

Ndërkohë që përpara disa ditësh, sistemi ka pësuar një avari duke nisur mesazhe të pakuptimta në numra që qytetarët kanë vetë deklaruar në çastin e marrjes së shërbimit publik, qoftë për vete apo për të afërmit e tyre. Për të stabilizuar situatën deri në verifikimin e problemit sistemi është mbyllur e më pas, në bashkëpunim me operatorët telefonik, janë nisur rreth 50,000 SMS për të sqaruar këta qytetarë mbi SMS-të e pakuptimta”, përfundon ajo./a.k

Next Post
Emily Sears befason realisht

Emily Sears befason realisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In