Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka komentoi këtë të hënë në emisionin “Real Story” në ABC News, dhunën dhe tensionet në seancën plenare. E pyetur nga gazetari Sokol Balla, se pse u lejua Berisha me deputetët e përjashtuar të merrnin pjesë në seancë, ajo argumentoi se seanca e sotme ishte e rëndësishme dhe në bazë të rregullores së Sekretariatit, gjykuan të merrnin pjesë
Pjesë nga diskutimi
Bushka: Vendimi i sekretariatit ishte në përputhje me rregulloren dhe sepse kur afatet llogariten sipas rregullores dhe dita e fundit e një afati bie ditën e një feste zyrtare ose në një ditë të dielë, që është pushim, afati shtyhet për të nesërmen të punës që është një ditë pune zyrtarisht. Dhe vendimi ishte në përputhje me këtë parashikim të rregullores dhe dita e sotme ishte e përfshirë në ditën e përjashtimit. Megjithatë duke gjykuar se bëhej fjalë për një seancë sot ku deputetët vinin nga zonat elektorale dhe duhet të paraqisnin shqetësimet e zgjedhësve, kështu u gjykua që të lejohej që të merreshin pjesë të gjithë deputetët në këtë seancë kaq të rëndësishme, e cila për fat të keq precipitoi përsëri në akte të rënda sepse pati edhe dhunë.
Balla: Pse ishte kaq e rëndësishme seanca e sotme?
Bushka: Seancat për të paraqitur shqetësimet e zgjedhësve gjatë javës së gjelbër janë të rëndësishme, aq më tepër për qytetarët. Të gjithë mnistrat janë p[rezent në këto seanca për të dëgjuar deputetët se çfarë shqetësimesh sjellin nga qytetet apo fshatrat. Këto janë seancat më të rëndësishme ku të gjithë deputetët marrin fjalën dhe sigurisht që është gjykuar e udhës që të kishte një mundësi…
Balla: I përjashtuat për të njëjtat skena që bënë sot. Nuk mund të bëni naivët dhe t’u thoni shqiptarëve që ju për shkak të Javës së Gjelbër, mbyllët një sy dhe shkelët rregulloren apo i shkelët një sy Berishës. Problemi është se ju nuk po kuptoni se pse jeni maxhorancë. Nëse mendoni se ju votojnë juve që t’i shkelni rregullat kur të doni, ju siguroj se do ta humbni këtë maxhorancë morale të shqiptarëve se nëse u thoni shqiptarëve i përjashtuam këta deputetë sepase ishin të dhunshëm dhe ata 23 deputetët kthehen dhe bëjnë boks. Mos më thoni se nuk e pritet. E dinit se çfarë do të ndodhte. Cili është interpretimi që bëni që i lejoni këta deputetë pasi i dënoni për 10 ditë duke ditur shumë mirë se çfarë do të ndodhte.
Bushka: Jemi shumë të sinqertë në këtë diskutim që po bëjmë. E shpjegova arsyen dhe sa i takon pjesës së procedurave të kuvendit janë respektuar. Sigurisht që kur gjykohet një situatë, e cila po del jashtë kontrollit. kjo nuk mund të fajësojë maxhorancën. Sot ka pasur tensione por ne kemi arritur të zhvillojmë një seancë. Ne do ta vëmë kuvendin në shinat e ligjshmërisë. Ne nuk e shkelim rregulloren e kuvendit sepse do të duhet të shohim…Jemi në kushtet ku ne duehet të marim masat e duhura që kuvendi të vijojë normalisht. Po diskutojmë për tensionet me skenarë të paracaktuar dhe ndërkohë gjendemi ne duke u fajësuar se pse përpiqemi ta vëmë kuvendin në shinat e ligjshmërisë./m.j