• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Pse thoni që fajin e ka Sali Berisha për humbjen? Lekët i shpërndau Rama dhe jo unë

by A R
24/05/2023 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha thotë se çështja kryesore në Parlament duhet të jetë ajo që ai e konsideron “farsa elektorale e zgjedhjeve të 14 Majit”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD në selinë blu, kryedemokrati Berisha tha se zgjedhjet vendore të 14 Majit kanë qenë më të këqijat në historinë e vendit.

“Për grupin parlamentar të PD, kryeçështja e këtij sesioni duhet të jetë farsa elektorale 14 Maj 2023. Kjo farsë elektorale ishte një proces një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar. Asnjë komb nuk zhvillohet pa liritë dhe të drejtat e tij themelore. Në këtë kontekst target ose objektiv kryesor për realizmin e këtij qëllimi është dhunimi i votës së lirisë. Ky dhunim është serial, por ky dhunim siç faktuan këto zgjedhje, njohu përmasa më të mëdha se kurrë ndonjëherë. Në këto zgjedhje si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite, Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore u shpall në krye të radhës “kinezëri” nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe karteleve të drogës kundër procesit të zgjedhjeve të lira”.

Sali Berisha akuzoi edhe ata analistë, të cilët sipas tij, nga studiot televizive nuk kanë folur për blerjen e votave nga qeveria socialiste, por tha se fajësojnë Sali Berishën për humbjen e opozitës në zgjedhje.

“Por jo më pak kriminal është dhe post 14 Maji. Për herë të parë, ju mund të riktheni në memorie studio dhe debate televizive ku njerëz me sy të mendjes të verbuar bënin çdo gjë që të fshinin, të maskonin blerjen masive të votës për herë të parë haptas publikisht me vendime qeverie. Propaganda qeveritare ia doli. Në një anë 670 mijë zarfa me 50 mijë lekë secila në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave, qenkna 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë. Në anën tjetër fajin e ka Sali Berisha. Po ka njerëz më padinjitet se sa këta? Ka mercenarë më të shpifur? Ka pseudointelektualë më mjeranë se këta? Të cilët duhet të mbrojnë interesin publik. Unë u ndala në këtë aspekt se ky ishte publik, këto zarfa ishin publike, Edi Rama për herë të parë kaloi në shpërndarje publike parash në fushatë. Por për aspektin nën dorë nuk bëhet fjalë, se efekti Doshi ua ka verbuar mendjen. Doshi ngroh xhepin. E rrahu njëherë një gazetar Doshi në një hotel, i dola zot unë. Shkoi dhe ia mbylli gojën në mënyrën e tij.

Ndaj në studio nuk figuron. Se ai është Edi Rama. Doshi është Edi Rama, partia e të cilit u rrit me 220 përqind. Prapë këtu, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka opozita”, u shpreh Sali Berisha.

/a.r

Next Post
Qeveria e Katarit grant 11 milionë Euro për sheshin te “Bulevardi i Ri”

Qeveria e Katarit grant 11 milionë Euro për sheshin te “Bulevardi i Ri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In