• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha prezanton shtyllat e koalicionit me Gjuzin e Jenisherin: Pastrimi i shtëpisë është prioritet kryesor

by A R
19/03/2025 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka prezantuar këtë të mërkurë 4 shtyllat e Shqipërisë Madhështore. Kreu demokrat tha se ky është një program që nuk e ka pasur kurrë historia e Shqipërisë.

Ai tha se prioritet është “pastrimi i shtëpisë”, duke iu referuar goditjes së bandave kriminale në vend.

“Aleanca jonë është madhështore për Shqipërinë madhështore.

Është programi për Shqipërinë madhështore që e bën aleancën madhështore.

Pra, ai është një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë në historinë e saj përpara.

Kalimi nga diktatura në pluralizëm, që e realizoi PD dhe Lëvizja Studentore, ishte një akt madhështor.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një akt madhështor.

Por këto ishin akte.

Shiqpëria duhet të jetë tani tërësisht madhështore.

Dhe madhështia e Shqipërisë, siç e kam shpjeguar, bazohet në katër shtylla kryesore.

Bazohet në paketën e dhembshurisë.

Bazohet në Made in Albania, që do të thotë ekonomi, ekonomi, ekonomi apo prodhim, prodhim, prodhim. Do të thotë klima më miqësore për biznesin në Europë dhe më gjerë. Prodhim do të thotë punësim. Ne do e bëjmë prodhimin krenari kombëtare.

Shtylla tjetër është pastrimi i Shqipërisë. Nuk mund të bëhet Shqipëria madhështore kur ligjin e bëjnë bandat, kur Shkodra përgjaket çdo muaj, kur Elbasanin e dikton Suel Çela, kur Durrësin e dikton Xhevdet Troplini. Nuk bëhet dot Shqipëria me banda madhështore, bandat kanë vetëm një vend, në burg, në burg dhe vetëm në burg. Aty ku e kanë vendin.

Imagjino ti një Shqipëri ku qytetarët ndjehen të lirë, ndjehen zotër të pronës së tyre, punës së tyre.

A është kjo e largët? Jo, absolutisht.

Se kështu më thonin edhe në vitin 2005, si do ia bësh ti këtyre? E provuan se si ua bëra. E provuan kudo që ishin, nga Ankaraja, në Gjermani, Amerikë erdhën dhe morën dënime përjetë që i liroi Edi Rama. Nuk kanë shans t’i shpëtojnë ligjit. Nuk kam taktikën e Edi Ramës që të hanë kokat e njëri-tjetrit. Do dalin të gjithë para ligjit.

Por jo vetëm ata, padronët e tyre qeveritarë me pushtet njëlloj.

Cili është më kriminel, Bahri Bajri që mbledh vota për Benet Becin me autokolonë të blinduar apo Beneti që merr mandatin e votave të krimit?

Ndahen hesapet tani. Pastrimi i Shqipërisë është një kusht.

Po të hysh ti vetëm në intrigën e tmerrshme që është bërë me Erion Veliajn, aty është një krim horror.

Erion Veliaj i meriton të gjitha, por horronin që i organizojnë aty me Xhevdetin, me Ulsi Manjën. Bëhet ministri kalec, zbaton urdhra me Maznikun.

Sepse njeriu edhe në burg po të jetë, ai gëzon të drejtat e tij.

Unë e mora vesh që u tha dje, nuk e di a e tha Skapi apo jo, që kanë marrë autorizimin e gjykatës për përgjimin e tij, në qoftë se e kanë marrë, janë në rregull, por implikimi i ministrave…

Ç’punë ka Mazniku aty? Ç’punë ka Ulsi Manja aty?

Pse bëhen këto gjëra? Se janë botë krimi. Se normalisht ata duhet të thonë, të lëmë prokurorinë.

Ai vetë është një delinkuent shumë i rrezikshëm. A mund të imagjinoni që ai të japë porosi që të kërcënohet djali i këtij dhe atij? Ai vetëm për këto meriton një dënim suplementar shumë të fortë me udhëzimet që jep nga qelia.

Po prapë implikimi i gjysmës së qeverisë në proces është i papajtueshëm me rregullat e një shteti normal. Por ky është narkoshtet.

Pra, do pastrohet shtëpia.

Shtylla e katërt është Shqipëria epiqendër e teknologjisë më të lartë. E dataqendrave, e blockchain, e kriptomonedhave, inteligjencës artificiale, e internetit 3, pra e teknologjive më të larta.

Dhe Shqipëria superfuqi energjetike në rajon. Shumëfishim i prodhimit të energjisë nga dielli, era, uji dhe gazi.

A nuk janë këto projekte madhështore? Në qoftë se ato ishin një nga një, këto janë të shumta.

Po ta marrësh ashtu, historia e pasluftës së dytë botërore nuk gjen një forcë politike si PD.

Ku është ai që sulmoi PD-në, që donte ta vendoste nën kontroll dhe ta shkatërronte? PD është sot këtu ku është, kurse ai është non-grata në vendin e tij.

Është epike, nuk ka gjë më madhështore por unë nuk merrem me këtë tani”, tha Berisha.

Next Post
Mbreti i Panairit

Kreshnik Spahiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani nis një valë të re sulmesh ndaj Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit

Irani nis një valë të re sulmesh ndaj Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit

March 9, 2026
557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

March 9, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

March 9, 2026
Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

March 9, 2026
Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In