• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha prezanton kandidatët në Lezhë: Shqipëria Madhështore realizohet pasi të nxjerrim çdo shqiptar nga varfëria ekstreme

by A R
08/04/2025 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se ‘Shqipëria Madhështore’ mund të realizohet pasi të dalë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi më mbështetës në Lezhë, ku prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike.

Berisha premtoi gjithashtu se në Shqipëri nuk do të ketë më rroga minimale nën 500 euro dhe shtoi se taksat për bizneset do të jenë ndër më të ulëtat që ka njohur historia e vendit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq!

Unë vij sot tek ju për të paraqitur programin e Shqipërisë Madhështore, programin e Lezhës Madhështore.

Vij këtu me bindjen më të thellë se, në rast se madhështia shqiptar ka një zenit, se në rast se madhështia shqiptar ka një Everest, ky zenit ky Everest është Lezha.

Shekuj më parë besëlidhja ka frymëzuar dhe frymëzon lezhjanët dhe shqiptarët për fitore ndër më të pamundurat, për besim të pakufishëm tek vetja dhe Shqipëria.

Ishte kjo besëlidhje që shumëfishoi si kurrë ndonjëherë forcat e shqiptarëve në qëndresën e tyre. Ndaj dhe secili që mund të thotë se, kjo madhështore duket si pak e lartë, i them jo; kjo madhështore ka ekzistuar në këto troje dhe do të ekzistojë në këto troje për sa kohë ato të jenë.

Kjo Lezhë madhështore dhe Shqipëri Madhështore nuk është fantazi, por është një ëndërr për tu bërë realitet, është një ëndërr dite, e të rinjve tanë, e të rejave tona, e fëmijëve tanë, e çdo shqiptari.

Për realizimin e kësaj ëndërre dite ne kemi një projekt me të cilin ne nisim punën me paketën e dhembshurisë, me zemër në dorë. E nisim punën me zemër në dorë.

E nisim punën aty ku ne kemi virtytin më të arrirë shpirtërore të shqiptarë dhe virtyti më i arritë shpirtëror i shqiptarëve është, bamirësia e tyre, është zemër mirësia e tyre.

Ndaj dhe ne kemi përcaktuar si emergjencë, paketën e dhembshurisë.

Çdo pensioniste dhe pensionist, çdo burrë e grua, çdo i ri, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, pa përjashtim që të gjithë do të marrin minimumi 200 euro në muaj.

Nuk janë shumë, por prap 6.3 euro në ditë për individ, asnjë nuk është më, asnjë shqiptar nuk është më në varfëri ekstreme.

Dhe ne me një shpejtësi, goditje drakoniane e largojmë varfërinë ekstreme nga trojet shqiptare që janë trojet më të begata.

Të dashur miq!

Jo vetëm kaq, por të gjithë pensionistët, të gjithë rrogëultit do të kenë dhe kartën e konsumatorit me të cilën do të marrin mbrapsht TVSH, 20% që paguajnë për gjërat bazë, për ushqimet dhe ilaçet. Në këtë mënyrë çdo pensionist merr rreth 450 euro në vit, pra merr sa 2-3 pensione të sotme.

Rroga minimale nuk do të ketë më në Shqipëri nën 500 euro. Siguroj sipërmarrësit se shteti me uljen e taksave, jo vetëm do të bëjë që ata të mos humbasin, por përkundrazi paratë e tyre në kontot bankare të rriten dhe ata të bëjnë investime.

Miqtë e mi!

Nuk mund të ecet më tutje, nuk mund të shkohet drejt madhështirë, nëqoftëse ne nuk përkrahim, nuk nxjerrim nga mjerimi qytetarët shqiptarë.

Lista e ilaçeve të cilat i merrni në farmaci, ilaçet Doshi-Nushi, Nushi-Doshi të skaduara tërësisht do të jetë identike me listën e Republikës Italiane, dhe në territorin e Shqipërisë nuk do të tregohet kurrë një ilaç që nuk është tregtuar në dy vende të BE-së.

Ne nuk mund të jetojmë si italianët se nuk i kemi ato kushte, por ilaçet do ti marrim si ata, sepse i kemi ato kushte, i kemi ato kushte për të ndihmuar çdo qytetar shqiptar me ilaçe që japin efekt.

Next Post
Brenda javës mbërrijnë 44 emigrantë në Gjadër, Italia dërgon ata që iu është refuzuar qëndrimi

Brenda javës mbërrijnë 44 emigrantë në Gjadër, Italia dërgon ata që iu është refuzuar qëndrimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

December 26, 2025
Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mbi gjysma e të majtëve simpatizojnë Ramën dhe mbi gjysma e të djathtëve Berishën, por…

December 26, 2025
SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

December 26, 2025
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E premte me vranësira në mëngjes dhe kthjellime pas mesditës

December 26, 2025
SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com