Sali Berisha e la të hapur sot opsionin për të hyrë në zgjedhjet e 14 Majit nën logon e partisë së Ilir Metës.
I pyetur nga gazetarët se si do të garojë PD e drejtuar prej tij, nëse KQZ nuk e njeh si Parti Demokratike, ai tha:
“Edhe nëse ndodh kjo ne do të marrim pjesë në zgjedhje pavarësisht manovrave të Edi Ramës. Por duhet njohur vendimi i plotë i gjykatës së 25 marsit” – tha Berisha.
/a.r