Në një postim në rrjetin social, Ish Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të laboratorit të djegur shkencor të policisë. Berisha shkruan se djegia e laboratorit, e kryer nga “çunat e krimit”, mori me vete 240 kg drogë dhe 49 dosje të krimeve të rënda.
“Foto e laboratorit te policise shkencore te djegur nga çunat e krimit se bashku me 240 kg droge dhe 49 dosje te krimeve te renda. Dje ne mengjes porositesit e djegies bene cdo gje per te mos nisur hetimet!” – shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.