Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin e tij social ka reaguar në lidhje me dështimin e grushtit të shtetit në Turqi, duke e cilësuar si një lëvizje antikushtetuese që morri përgjigjen e merituar nga populli turk. Por në një koment statusin e tij, Berisha shkruan se edhe më 21 janar u tentua një grusht shteti në Tiranë… dhe përgjigja që “morën, ishte e merituar”.
Ky koment ka bërë që të vërshojnë reagimet në rrjetij e tij social, teksa shumë komentues shprehen të habitur më ish kryeministrin, i cili sipas tyre, mesa duket nuk është penduar për humbjen e jetëve në 21 janar./java/a.k
“Deshton grushti i shtetit ne Turqi!
Te dashur miq, mbreme Turqia kaloi ne tronditje te rende. Njesi te ushtrise turke ndermoren aktin antikushtetues te grushtit te shtetit dhe tentatives per te permbysur me dhune pushtetin e dale nga vota e popullit, qeverine dhe presidentin dhe institucionet e tjera. Forcat politike, qytetaret e Turqise, autoritetet e vendit qendruan se bashku dhe bene qe kjo perpjekje aventureske antikushtetuese te deshtoje. Ne perleshje me forcat puçiste humben jeten dhjetra civil e shume te tjere u plagosen.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar antikushtetues te aventurierve puçist me uniforme dhe shprehur solidaritetin tim me qytetaret dhe autoritetet legjitime te vendit mik, shpreh ngushllimet e mia per familjet e viktimave te ketij akti shume te rende dhe uroj sherim te shpejte te lenduarve! sb”- shkruan Berisha.