• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha po vdes politikisht”/ Nano: Nëpër rrethe po e pret pjesa më e pagdhendur e shoqërisë

by Java News
08/10/2021 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Berisha është duke vdekur politikisht, nëpër rrethe po e pret pjesa më e pagdhendur e shoqërisë”. Kështu tha gazetari Mustafa Nano teksa fliste për takimet e ish-liderit të PD Sali Berisha me bazën.

Sipas Nanos, në PD të gjithë janë duke ndjekur yllin e interesit të tyre dhe se me Bylykbashin dhe Spahon mbyllet historia e kampeve Basha-Berisha.

Z. Nano, dëgjuam ish-kryeministrin Sali Berisha dje që të aludonte për një takim mes Ramës dhe Bashës në Slloveni. Mendoni se ka ndodhur një bisedë e tillë?

Nuk do ishte asgjë e keqe. Ne merremi për 30 vite me radhë me insinuata. Nëse takohen le të takohen s’ka asgjë të keqe, janë shqiptarë. Ata janë takuar dhe herë të tjera dhe kanë bërë dhe marrëveshje, por unë besoj që marrëveshje mund të bëhen, por jo në këtë moment. Ajo që ndodhi në Gjirokastër tregon se Berisha është duke vdekur politikisht, janë duke e pritur nëpër rrethe pjesa më e pagdhëndur e shoqërisë dhe e vetmja gjë që po arrin Berisha është dëmtimi i PD.

Po shtohen emrat e demokratëve që po mbështesin Berishën?

Të gjithë janë duke ndjekur yllin e interesit të tyre dhe mendoj se me Bylykbashin dhe Spahon mbyllet historia e kampeve Basha-Berisha. Unë besoj që këto emra janë të fundit që do rekrutojë nga Grupi parlamentar. Karriera e tyre është dhuratë që ua ka bërë Berisha.

Z. Berisha ka siguruar 1800 nga 1500 firma që i duhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Megjithatë ai ka deklaruar se do të mbledhë dyfishin e tyre. Mendoni se Berisha i druhet mosnjohjes së firmave, apo e bën për të treguar forcë?

Besoj është duke u menduar nëse do ndjekë këtë rrugë, por mund të ndjekë edhe rrugë të tjera, ka disa opsione dhe me këtë mund të shpjegohet. Berisha i ka firmat për Kuvendin Kombëtar, por ai vetë nuk e di nëse do ishte gjëja e duhur. Do ishte për të ardhur keq që një problem në PD të zgjidhej në rrugë. Me rregull në PD duhet të flisnin forumet, besoj Berisha do jetë viktim i gjithë gjërave që ai vetë ka shpikur.

Qindra qytetarë morën pjesë në protesta, por sërish nuk ishte mjaftueshëm…

Këtu është vrarë nervi dhe shpirti i qytetarëve. Protesta e fundit ka qenë ajo e studentëve dhe ajo u vra, pasi partitë penetruan në të.

U mbyll dje samiti i Sllovenisë, por nuk pati asnjë përparim as për Tiranën as për Shkupin. BE thotë se nxit zgjerimin, por nga ana tjetër asnjë hap më tej. Është përgjegjësi e Unionit apo janë vendet e Ballkanit që nuk përparojnë?

Besoj është përgjegjësi e BE dhe Rama e ka aq të qartë këtë gjë dhe na shpreh pesimizmin e vet. Unë konsideroj se faji është i vendeve të Europës. Ne penalizohemi për shkak të Maqedonisë së Veriut.

Mos do të ishte më mirë një ndarje e Tiranës dhe Shkupit?

Për interes tonin do ishte mirë të ndaheshim. Fati jonë është i lidhur bashkë tashmë.

Kur do jemi anëtarë të unionit?

Kam frikë se as 20 vjet nuk do mjaftojnë. Ne jemi shumë vite pas BE-së.

g.kosovari
Next Post
‘Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet’/ Rama: Fle më pak se çdo qytetar se e ndjej këtë…

'Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet'/ Rama: Fle më pak se çdo qytetar se e ndjej këtë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In