Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me ‘Foltorën’, është për interesa të tij personale.
Për Salianjin, 11 dhjetori, do të jetë një miting si ‘Foltoret’ e tjera dhe se nuk do të jetë Kuvend, pasi Kuvendi i vetëm që do të mbahet do të jetë më 18 dhjetor, me qëllimin e vetëm sipas tij për të bashkuar demokratët. Madje nënkryetari i PD-së bëri përgjegjës njerëzit që i janë bashkuar Berishës, për humbjet në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo sipas Salianjit duhet lexuar edhe si nje mesazh, nga qytetaret, pasi edhe me Sali Berishen ato i humben zgjedhjet, duke treguar se shoqeria shqiptare nuk e do me pas 30 vitesh ne politike.
Vjen në një moment kur duhet të tërhiqet sepse po turpëron të kaluarën e vet. Nuk është pronar i PD-së Sali Berisha, po flet me një gjuhë tribale. Çfarë do ta gjente të ishte aty në heshtje, do të ishte i respektuar?! Kur u bë i keq më 9 shtator?! Nëse do të fliste Berisha në grupin parlamentar mendoni se do të kishte mendim ndryshe. Të gjitha vendimmarrjet e Bashës dhe Berishës kanë qenë të njëjta. Nuk ka pasur asnjë qëndrim ndryshe. Kur sheh që të gjithë drejtuesit politik janë të gjithë me Foltoren tregon qartë se më kë ishte dakordësia. Mbas 30 vitesh unë mendoj sot, se duhet të hapi krahun. Sali Berisha duhet të hapë krahun për të bërë analizën. Të gjithë njerëzit që nuk mbështesin Foltoren po linçohen. Të zhvillohet debati në PD, lirshëm. në fillim tha për statut, pastaj kryetar PD e pastaj kryeministër. PD si fitoi dot zgjedhjet me Berishën aty, shoqëria shqiptare mbase duhet të kishte parë një PD pa Berishën, duhet të lexohet edhe në këtë mënyrë. PD do të vazhdojë të jetë një forcë e fuqishme politike pavarësisht emrave.’- tha Salianji.
/b.h











