• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha po sillet si i pandehur dhe person në dijeni për vajzën e djalin e tij

by Mero Baze
15/09/2023 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të gjithë ata që nuk kuptojnë gjuhën e koduar të Sali Berishës kundër SPAK, në dy çështje konkrete, atë të klubit Partizani grabitur nga vajza e tij dhe atë të Gërdecit, ku pronar real është djali i tij, mund të shikojnë intervistën e tij të djeshme në A2, për të kuptuar se ai është një ndjekës I vëmendshëm hap pas hapi I çdo hetimi ndaj vajzës dhe djalit të tij.

Detajet me të cilat ai fliste për historikun e tokës së Klubit “Partizani”, sulmin ndaj Dekretit të Jakomonit që ka shpronësuar familjet tiranase kur ua ka marrë tokën, referencën ndaj Arkivës së Shtetit e cila një herë ka dhënë deklaratë zyrtare se ato toka janë shpronësuar dhe pastaj kur ka ndërhyrë vajza e Berishës deklarata është zhdukur dhe detaje të tjera nga dosja, tregojnë se Berisha është tërësisht I informuar në çdo detaj për dosjen.

Përfshirja e tij kaq e thellë në atë dosje, tregon dy gjëra.
Ose Berisha është I përfshirë thellë në këtë dosje, qysh kur e ka bërë krimin kur ishte kryeministër, dhe ka qenë i vetëdijshëm që po falsifikonte një pronë, që nuk I takonte familjes së dhëndrit, dhe më pas e ka forcuar atë të kalojë gjithë hapat e tjerë duke u marr pjesë pronarëve të tjerë në shkëmbim të pushtetit të tij, ose të gjitha janë bërë me miratim të tij, pa hyrë në detaje dhe tani që çështja ka shkuar në SPAK, ai po interesohet faqe për faqe me dosjen, duke tentuar të frikësoj prokurorët.

Sido që të jetë e vërteta, pra dhe nëse Berisha ka qenë qysh kur ishte kryeministër në dijeni për çdo spekulim, dhe nëse atëherë vetëm u ka dhënë mbështetje dhe tani po e shikon se çķa bërë, ai nuk ndryshon dot ndonjë gjë.

Ajo që rrezatonte Berisha dje në televizion, ishte alarmi se SPAK po e zbardhte të vërtetën, dhe ai thjesht po I kërcënonte. Një prokurore e akuzonte si dashnore të Taulant Ballës, të tjerë si banditë që heqin e fusin fashikuj sipas tij, por në tërësi ai thjesht tregoi se po meret me çdo faqe të asaj dosje hetimore, dhe po përgatitet për luftë me drejtësinë.

Aspekti I dytë i alarmit të Berishës është marrja e përgjegjësisë për vjedhjet e fëmijëve. Berisha deklaroi se është gati të marrë përsipër çdo përgjegjësi penale nëse fëmijët e tij kanë cenuar interesin publik duke përdorur pushtetin e tij. Kjo tani nuk ka nevojë për deklarata se është e qartë që fëmijët e tij janë sjellë si pronar të Shqipërisë nën pushtetin e tij.

Puna është që drejtësia nuk e delegon përgjegjësinë e fëmijëve tek babai, për vepra penale të kryera nën pushtetin e babait. Nëse fëmijët kanë shkelur ligjin, në kohën që qeveriste babai dënohen fëmijët. Nëse babai ua ka hapur rrugën paligjshmërisë së tyre dënohet dhe babai, por nuk kalon kaq lehtë kjo histori duke thënë “mos u bëni gjë fëmijëve, më dënoni mua”.

Fëmijët do dënohen si hajdut që kanë shkel ligjet e shtetit ndërsa babai do dënohet si krye hajdut, që ua ka mundësuar të shkelin ligjet dhe të mos dënohen. Siç përshkruhet dhe në motivacionin e Departamentit të Shtetit kur I ka shpallur ”non grata” familjarisht, “për korrupsion madhor, duke përdorur pushtetin politik për ti ikur drejtësisë”.

Next Post
“Askush më shumë se ai…”/ New York Times: Si Albin Kurti vazhdimisht po e ndihmon Vuçiç-in

“Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin”/ Vuçiç: BE e bëri të qartë kush është përgjegjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U zhduk gjatë marshimit në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, gjendet i pajetë në malin Hajla alpinisti

U zhduk gjatë marshimit në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, gjendet i pajetë në malin Hajla alpinisti

February 22, 2026
Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar nga rrëshqitja masive, rruga mund të hapet ditën e hënë/ Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar nga rrëshqitja masive, rruga mund të hapet ditën e hënë/ Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

February 22, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

February 22, 2026
Tronditje në Buckingham Palace: Dalin email-et, Mbreti Charles III ishte paralajmëruar për Princin Andrew

Tronditje në Buckingham Palace: Dalin email-et, Mbreti Charles III ishte paralajmëruar për Princin Andrew

February 22, 2026
U raportua i zhdukur, përfundoi i vrarë në Mar-a-Lago! Çfarë dihet për 20-vjeçarin që hyri me armë në rezidencën e Trump

U raportua i zhdukur, përfundoi i vrarë në Mar-a-Lago! Çfarë dihet për 20-vjeçarin që hyri me armë në rezidencën e Trump

February 22, 2026
Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë: Hasi të mos preket nga reforma administrative

Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë: Hasi të mos preket nga reforma administrative

February 22, 2026
Qëlloi me armë 61-vjeçarin pas problemeve me pronat, arrestohet autori, në shtëpi i gjenden kallashnikov dhe tritol

Qëlloi me armë 61-vjeçarin pas problemeve me pronat, arrestohet autori, në shtëpi i gjenden kallashnikov dhe tritol

February 22, 2026
“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

February 22, 2026
Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

February 22, 2026
20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In