• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA

by Mero Baze
28/11/2021 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një nga përgjigjet që mund të merrni përse Sali Berisha është në listë të zezë së SHBA, familjarisht mes të tjerash si hajdut i fondeve publike në kohën që ka qenë kryeministër, është tek “Foltorja”.

Për organizmin e këtij aksioni politik, duket që po harxhohen miliona nga familja e Sali Berishës. Mund të bëni disa llogari. Sali Berisha ka tre vetura me truproja private, plus veturën e tij super të shtrenjtë, me të cilat shëtit në gjithë Shqipërinë. Fatura e një eskorte të tillë për gjithë vitin shkon tek 200 mijë euro, duke mos llogaritur këtu kostot e udhëtimit për takimet e “Foltores”.

“Foltorja” është e centralizuar si produkt mediatik. Aty nuk lejohet të hyjnë media të tjera por sinjali prodhohet nga televizioni i familjes Sali Berishës. Dhe kjo ka kosto, pa llogaritur që vetë ky kanal harxhon mbi 1 milionë euro në vit të padeklaruara. Po kështu ka një marketing digjital të padeklaruar, që shkon po ashtu në qindra mijëra euro.

Takimi virtual i Berishës në SHBA, një vend që ka rregulla për transparencë financiare, mbahet në një sallë shumë të shtrenjtë, pa llogaritur këtu udhëtimin dhe qëndrimin aty të dy moderatorëve të “Foltores”.

Ka dhe dhjetëra detaje të tjera, shpenzime të fshehta ku hyjnë njerëzit që merr nga pas me vetura në çdo takim, dhe për të përmendur pagesa nën dorë për pika të debatueshme të mbështetjes së tyre në publik brenda PD.

Sali Berisha nuk ka asnjë transparencë për këto shpenzime. E di që janë shumë të vogla në raport me fitimet e familjes Berisha në pushtet, pasi të gjitha nuk kapin as ryfshetin e koncesionit për ngjyrosjen e naftës apo pullave fiskale. Por ama është një shenjë se Berisha po reagon si njeri i pasur ndaj SHBA dhe jo si një asket i mbetur pa lek.

Pas vitit 1997, kur ai po ashtu ishte në krizë me SHBA, por jo në këtë nivel, ai nuk ja dilte dot as të merrte një sallë me qira për takime. Opozita e tij ishte e varfër, bazike, e pa financuar dhe në kontrast me luksin e qeverisë. “Foltorja” e Sali Berishës më shumë se sa demonstrimi i një viktime të SHBA, është demonstrimi i një pasaniku të majmur kundër SHBA, që është tërbuar pse duan t’i prekin pasurinë. Paret e fshehura të familjes po dalin sheshit dhe po investohen për t’i bërë karshillëk SHBA.  Ndaj mos pyesni Sekretarin Blinken ku i ka gjetur faktet. Pyesni Sali Berishën ku i gjen paratë për “revolucionin e “Foltores” kundër SHBA.

Next Post
Horoskopi javor, 25-31 Korrik/ Çfarë kanë parashikuar yjet përsa i përket punës

Horoskopi javor 29 nëntor – 5 dhjetor 2021, ja parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In