• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Berisha po përgatitet për grusht shteti”, Spartak Braho flet për krimet e pandëshkuara të vitit ’97

by Java News
13/02/2019 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dokumentet, dokumentet me firmë e vulë kanë rëndësi. Fjalët i merr era, dokumentet mbeten dhe ato janë prova më e sigurtë dhe u shërbejnë gjykatave për shumë kohë pas zhvillimit të ngjarjeve që gjykohen dhe analizohen”, më thotë shpesh gjatë bisedave Spartak Braho.

Deputeti i ka ofruar gazetës DITA një sërë materialesh autentike që kanë të bëjnë me krimet e rënda ende të pandëshkuara të viteve 1997-98.

Ai dhe redaksia ndajnë të njëjtin mendim: Te mosndëshkimi i atyre krimeve, e kanë burimin edhe shumë ngjarje të mëvonshme dhe të tjera që priten.

– Z.Braho materialet që ne kemi botuar deri më tani kanë ngjallur interes. Po pse këmbëngulni aq shumë në ato ngjarje?

– Fare thjesht. Viti i zi 1997 është një nga faqet më të zeza të historisë së shtetit shqiptar gjatë më shumë se një shekulli. Ne fituam një luftë botërore antifashiste e cila për hir të vërtetës i solli më pak dëme Shqipërisë nga ato që na solli viti 1997. Dhe ’97-n për fatin e keq e bëmë vetë, apo më saktë na e bënë ca shqiptarë antishqiptarë. Që këmbëngul në faktet e atij viti arsyeja është shumë e thjeshtë: autorët e atij krimi të përbindshëm nuk u ndëshkuan asnjëherë, as në atë kohë dhe as në vitet që erdhën më pas, për shkak të kompromiseve politike.

– Për kë e keni fjalën konkretisht?

– Ua kam thënë dhe herë të tjera: krimi i 97-ës ka shumë autorë. Disa prej tyre si Gazidedja, Zhulali, Adem Çopani e ndonjë tjetër kanë vdekur. Por koka e krimit ka qenë dhe mbetet Sali Berisha, ish-president në atë kohë. Ai është ideatori i asaj gjëme të paimagjinueshme. Pavarësisht se faktet ndaj këtij personi janë të shumta, çuditërisht ai nuk është dënuar asnjëherë. Ky fakt atë e ka trimëruar dhe ai përgatitet t’i shkaktojë gjëma të reja këtij vendi dhe këtij populli… Kjo më shtyn të flas, të dëshmoj dhe të akuzoj. Ju kujtohet besoj se si mbyllet drama e famshme e Bertolt Brehtit ‘Arturo Ui’, që personifikon Hitlerin dhe krimet e tij në Luftën e Dytë Botërore: Barku që e polli (atë monstër, pra Hitlerin) ende nuk është shterpëzuar. E unë mendoj se barku që polli 97-n nuk është shterpëzuar. Monstrat i kemi rreth e rrotull, të gatshëm ta mbysin sërish në gjak Shqipërinë dhe t’i vënë flakën si njëzet e ca vite më parë. Barku që e polli neofashistin Sali Berisha nuk është shterpëzuar. Përkundrazi livadhi i Berishës është i mbushur plot me humus dhe bishat kanë harbuar si asnjëherë dhe janë harbuar. Kanë marrë zemër nga mefshtësia e shtetit dhe mosveprimi i organeve të drejtësisë dhe janë bërë më shumë agresivë… I kini dëgjuar thirrjet luftënxitëse të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës? Si mund të heshtet përpara këtyre monstrave?

– Zoti Braho! Më pyesin shumë lexues e më thonë se a ka shumë fakte Spartaku? Pra sa do të vazhdojë kjo histori që ne besoj se do të vazhdojmë ta tregojmë në DITA?

– Ua them me sinqeritet juve, por edhe gjithë lexuesve të DITA-s se deri më tani kam treguar vetëm majën e ajsbergut. Pra kam treguar vetëm një të pestën e atyre që di dhe që i kam të vërtetuara me dokumente. Jo vetëm për Sali Berishën, por edhe për figura të tjera të rëndësishme të politikës të zhytura në krime dhe korrupsione. Dhe unë premtoj se do t’i tregoj me kalimin e kohës dhe hap pas hapi…

– Sidoqoftë, le të mbetemi hë për hë te ngjarjet e vitit 1997 dhe ato të grusht-shtetit të shtatorit 1998. Ju kini shprehur dyshimin se ajo histori mund të përsëritet. Pse e keni atë dyshim?

– Po, është e vërtetë. Për sa kohë në PD do të bëjë ligjin Sali Berisha, ky rrezik është evident. Berisha i ngjan një bishe të plagosur dhe mendon se vetëm një përplasje civile, një grusht shteti mund ta shpëtojë nga ndëshkimi. Ja shiko, unë po të jap sot një listë me 600 persona (që ju mund t’i botoni në vijim) se si janë armatosur me urdhër të Sali Berishës për të sulmuar jugun e vendit. Budallenjtë, përveç emrit dhe firmës kanë shënuar edhe numrat e kartave të identitetit.  Armatosja e militantëve të PD-së ka ndodhur në disa rrethe të vendit në atë kohë. Këta njerëz dhe të tjerë ka rrezik të vijnë të armatosur në datën 16 shkurt në Tiranë… Dhe mendoni edhe një fakt tjetër se kjo e ashtuquajtura protestë e tyre bëhet një ditë para ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të jetë kjo e rastësishme dhe të mos jetë e menduar nga krerët e opozitës? Nuk besoj. Megjithatë le të shohim…

– Ju flisni për rrezikun e një grushti të ri shteti? Sa e mundshme dhe sa ka mundësi të ndodhë një grusht i ri shteti?

– Pikërisht këtu e kisha fjalën. Berisha po përgatitet për një grusht të ri shteti. Besojeni apo jo. Por ai po përgatitet. Prandaj dhe pardje përmenda fjalët e Julius Fuçikut: “Njerëz, jini vigjilentë!” Do të jetë një tragjedi e re dhe e pariparueshme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar!

– Zoti Braho, ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kjo duket e pabesueshme që të ndodhë. Ndërkombëtarët nuk besoj se do të lejojnë një gjë të tillë… Ka ligje, ka rregulla dhe kjo do të ishte fatale për opozitën, apo jo?

– Kjo është e vërtetë. Po Sali Berisha nuk i njeh rregullat dhe është i paparashikueshëm në të keqen e tij. Viktor Hygoi ka thënë se: “Për sa kohë tirani merr frymë, liria e ka lakun në fyt”. Nuk them ta varin Berishën, por ta gjykojnë. Ne si vend demokratik duhet të ecim me ligje, me drejtësi, por nuk duhet të falim. Fal;ja e kriminelëve është atentati më i madh kundër demokracisë. Këtë duhet të kenë parasysh ndërkombëtarët. Po shpresuam se do të ngrihen komisione hetimore parlamentare për ngjarjet që mund të ndodhin, e kemi të humbur davanë. Këtë kërkon me ngulm Sali Berisha dhe kamikazët e tij. Është si puna e komisioneve për 97-n apo grushtin e shtetit të 98-s, të cilat rezultuan në zero. Unë si deputet, si politikan dhe si qytetar kam detyrë të paralajmëroj. Unë kam treguar me gisht kokën e krimit të 97-s dhe të 98-s dhe nuk do të më falej po të mos shprehem hapur për gjithçka mund të ndodhë. Gjuha që po përdor si Berisha, ashtu dhe Basha nuk parashikon asgjë të mirë.

– Me sa di, pas ngjarjeve të grusht-shtetit të vitit 1998 është kërkuar heqja e imunitetit të Sali Berishës. Pse nuk veproi drejtësia në atë kohë?

-Kjo është e vërtetë. Më 18 shtator 1998 parlamenti, në bazë të një kërkese të komisionit hetimor parlamentar që kryesoja unë, votoi në shumicë dërrmuese pro heqjes së imunitetit të Berishës. Nga 113 deputetë që morën pjesë në votim, votuan pro heqjes së imunitetit 108 deputetë. Dhe ishte një votim i fshehtë. Ndër ata që votuan pro ishin edhe deputetët Luan Rama dhe Nikollë Lesi. Pse nuk veproi drejtësia?, pyesni ju.

Më duket se e kemi sqaruar edhe njëherë këtë çështje. Nuk u interesonte udhëheqjes socialiste të asaj kohe që ta arrestonte Berishën dhe të ndëshkonte kriminelët. Eh, pushteti është i ëmbël dhe ka favore. Mirëpo kështu nuk mund të ecet pafundësisht….

– Ndërkohë, po botojmë edhe një faksimile me shkrim dorë të kërkesës që Shkëlzen Berisha ka bërë për pajisjen me pasaportë diplomatike. Sa i ndëshkueshëm është ky akt?

– Edhe ky është një akt i dënueshëm. Bëhet fjalë për pranverën e vitit 1997. Ndër të parët që u pajisën me pasaporta diplomatike ishte familja Berisha, deri edhe foshnjat e familjes. Në atë kohë që është bërë kërkesa, Shkëlzeni ishte nja 16 vjeç. Ata parandjenë të parët fundin që i priste dhe morën masat për t’ia mbathur. Por ekzistojnë urdhra me firmë apo me porosi të Berishës për pajisjen me pasaporta diplomatike që qindra kriminelëve dhe militantëve të PD-së dhe të SHIK-ut. Lista e tyre është shumë e gjatë. Unë i disponoj këto dokumente dhe do t’i publikoj emër për emër. Ky është një nga rastet e pastra të abuzimit me pushtetin dhe si i tillë është i ndëshkueshëm ligjërisht(Intervistoi Xhevdet Shehu)

Next Post
Xhafaj: Protesta e opozitës ishte e paligjshme dhe e pazakontë, falenderim për Policinë e qytetarët!

Raporti antikanabis, Xhafaj: Përçmim për të gjithë ata që hodhën "baltë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In