Pa dhënë një datë, por duke premtuar një mënyrë ndryshe nga tubimet e dy viteve të fundit, Sali Berisha paralajmëroi këtë të premte nisjen e një sezoni protestash që sipas tij nuk do ndalen deri në arritjen e qëllimit.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Rithemelimit komentoi edhe situatën ligjore të Partisë Demokratike, për të cilën tha ‘po bëhen përgatitjet për një përballje në gjykatat europiane’.
Sa i përket votëbesimit të tij pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha se procesi do të përmbyllet brenda këtij viti./m.j