• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha po nxit militantët që më kërcënojnë në rrugë! Është përgjegjës për veprimet e tyre!

by Carlo Bollino
07/12/2023 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Dy herë radhazi, vetëm në tri ditët e fundit, në qendër të Tiranës, persona të panjohur m’u afruan në rrugë duke më kërcënuar dhe ofenduar. Në të dy rastet shprehën mbështetje për “doktorin” dhe sharje dhe kërcënime ndaj meje. Një gjë e tillë nuk më ndodhte që prej 1997-s!”. Prej ofendimeve të përditshme në socialmedia nga ana e militantëve të Berishës që dinë të shkruajnë, tani fjala po i kalon kërcënimeve fizike nga ana e militantëve berishanë analfabetë, të cilët të nxitur nga argumentimet e tij, nuk harrojnë asnjëherë dhe ofendimet raciste si “italjoni…”, sikur unë nuk paskam të drejtë të kem aktivitetin tim në Shqipëri. Për këtë tashmë kam informuar dhe institucionet përkatëse.

Ky përshkallëzim i rrezikshëm është rezultati i një fushate sulmi publik që Sali Berisha ka nisur tashmë ndaj meje prej 15 ditësh, përmes konferencave të përditshme për shtyp, të transmetuara Live në dy tre televizione, në të cilat deliron për toka të grabitura, vjedhje miliardere, krime mafioze, Vkm ilegale, deri në bilance të manipuluara duke më shënjestruar si “hajdut”, “kriminel” dhe “mafioz”. Akuza sa qesharake, aq paradoksale pikërisht sepse vijnë nga kreu i nje familje që në 30 vite ka kryer vetë çdo lloj shkelje, kriminale apo financiare dhe që tani që është në opozitë e që mund të vjedhë më pak, ka krijuar një televizion për propagandën personale me para’ të pista dhe bilance të falsifikuara. Fakti që deri më tani është i pandëshkuar, nuk do të thotë se do të qëndrojë si i tillë edhe në të ardhmen. Por jo për meritën time.

Nuk e kam përgatitur unë dosjen për Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli familjen Berisha “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Nuk e kam përgatitur unë dosjen për qeverinë britanike e cila deklaroi Sali Berishën “person non grata” për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Nuk e kam përgatitur unë dosjen për SPAK-un që i ka vendosur masa shtërnguese Sali Berishës dhe dhëndrrit të tij për pastrim parash dhe korrupsion. Dhe as nuk jam unë dëshmitar në atë proces, siç e shpik Berisha “në pretencat” e tij të pabaza.

Problemi është se Berisha, i verbuar nga urrejtja, më konsideron fajtor të halleve të tij personale (si zakonisht duke më mbivlerësuar) dhe për hakmarrje ka nisur këtë linçim publik ndaj meje që po nxit urrejtjen mes militantëve të tij. Duke më dedikuar mua gjashtë konferencat e fundit për shtyp në të vërtetë Berisha po përmbys të gjithë axhendën e opozitës: në vend që të flasë për çështjet supreme që po shtyjnë deputetët e tij të bojkotojnë punimet në parlament duke u përpjekur ta djegin, ai flet për mua!!!Me sa duket, pasi është kompromentuar nga oligarkë, ish ministra (dhe ministra) dhe kriminelë të ndryshëm, kam mbetur vetëm unë e pak të tjerë për t’u sulmuar publikisht. Për të ndjekur etjen e tij për hakmarrje primitive dhe personale, po tradhëton principet e lëvizjes së tij politike dhe po banalizon dhe relativizon objektivat e vërteta të protestës së opozites. Skandalet e denoncuara për 10 vite nga opozita e tij pra ishin të shpikura, një tullumbace gjigande shpifjesh që u shfry duke lënë në duart e tij vetëm mua. Të dëgjosh Berishën në këto ditët e fundit, mendohet se problemi më i madh i Shqipërisë është televizioni im dhe ato 4000 m2 me qira mbi të cilin është ndërtuar. Eshtë qesharake edhe ta shkruash një gjë të tillë.

Berisha është i bindur se duke sulmuar çdo ditë Carlo Bollinon mund të fitojë zgjedhjet dhe të kthehet në pushtet! Sa vetë përveç tij dhe dhëndrrit të tij e besojnë këtë me të vërtetë?! Duke parë dhe mesazhet që marr nga deputetë të tij, duket se tashmë është gjithnjë e më i vetmuar në delirin dhe hakmarrjen familjare. Prandaj, le të vazhdojë, pasi me shpifjet e tij jam mësuar prej 30 vitesh.

Por ama duhet të bëjë kujdes, pasi i vetmi rezultat që po arrin me mundim është se po më ekspozon në shënjestrën e ndonjë militanti të vet, ndër më fanatikët. Ndaj për këtë arsye e paralajmëroj publikisht: Çdo gjë që mund të më ndodhë mua, apo televizionit tim, Sali Berisha do të jetë përgjegjës personalisht. Nxitja ndaj urrejtjes dhe dhunës dhe urrejtja me sfond racist vetëm për faktin se jam italian, është e barabartë me kryerjen e saj personalisht!

Sa i takon rezultatit politik që kjo strategji komike dhe e dëshpëruar do të prodhojë, Berisha do t’i japë llogari atyre pak kamikazeve që i kanë mbetur përreth, pas humbjes elektorale te radhës.

Next Post
Nën akuzë për inceneratorët, SPAK kërkon autorizim në Kuvend për arrestimin e Ahmetajt

Privatizimi i “Buka”, SPAK dërgon dosjen në GJKKO: Ahmetaj zyrtarisht i pandehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Ishte i pranishëm sot, Salianji flet pas përfundimit të “Foltores”: Kam qenë në çdo protestë, nuk është gjë e re

VIDEO-Ishte i pranishëm sot, Salianji flet pas përfundimit të “Foltores”: Kam qenë në çdo protestë, nuk është gjë e re

December 8, 2025
“Faleminderit shumë dhe më falni”/ Çudia në protestën e PD-së, i riu merr fjalën dhe më pas pendohet

“Faleminderit shumë dhe më falni”/ Çudia në protestën e PD-së, i riu merr fjalën dhe më pas pendohet

December 8, 2025
Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Trazirë astrologjike! Përmbysen planet, yjet e Meri Shehut ‘nuk u buzëqeshin’ shenjave

December 8, 2025
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

“200 mbështetës tek protesta e Berishës”/ Spahiu: 20.000 qytetarë tek kioskat e qofteve të Vitit të Ri në ‘Sheshin Skënderbej’

December 8, 2025
Përfundon “Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh dhjetëra protestues në shesh: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

Përfundon “Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh dhjetëra protestues në shesh: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

December 8, 2025

Berisha në ‘Ditën e Rinisë’ kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

December 8, 2025
VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

December 8, 2025
Mjegulla e “heronjve” të dhjetorit që nuk u shpërnda asnjëherë!

Mjegulla e “heronjve” të dhjetorit që nuk u shpërnda asnjëherë!

December 8, 2025
“Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

“Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

December 8, 2025
VIDEO-Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

VIDEO-Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In