• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha po bën sot, atë që unë 27 vite përpara s’kisha ndërmend kurrë ta bëja për Shqipërinë: Baltosjen!

by Carlo Bollino
19/11/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Kur në 1995 Sali Berisha vendosi të më deklaronte “person non grata” në Shqipëri, më bëri të ditur se një nga arsyet ishte pjesëmarrja ime në një takim të vogël në Bari. Spiuni që ishte në sallë dhe e kishte informuar (sot një sociolog i respektuar “italian”, që shkruan libra dhe flet për integrim), më shpjegoi në emër të Berishës se gjatë fjalës sime të shkurtër, mbajtur në një hotel puljez në prani të ndoshta rreth 100 pensionistëve gjysmë të përgjumur, kisha guxuar të paralajmëroja investitorët e mundshëm, nga ndonjë rrezik që mund të kishte investimi atëherë në Shqipëri “pa e njohur mirë vendin”. Pra, sipas Berishës dhe informatorit të tij, kisha “dëmtuar imazhin” e Shqipërisë dhe për këtë arsye u dëbova, duke konfirmuar që paralajmërimi im nuk ishte në të vërtetë tepër i ekzagjeruar.

Sot, pas 27 viteve, i njëjti Sali Berisha që konsideronte 100 pensionistët puljezë të “dezinformuar” nga një gazetar, po përgatitet të organizojë një protestë për datën 6 dhjetor, për të pritur në mënyrën e tij 27 krerët e shteteve të Bashkimit Europian, të cilët do të vijnë në vizitë zyrtare në Shqipëri. Shumë prej tyre, për herë të parë, si për shembull presidenti francez Macron.

Pra, Sali Berisha ka ndërmend të protestojë kundër delegacionit më prestigjioz të Bashkimit Europian, që kurrë nuk ka prekur më parë një vend të Ballkanit Perëndimor dhe si rrjedhojë t’i drejtohet opinionit publik të gjithë BE-së, për t’i “informuar” se këtu qeveria është e korruptuar, se mafia është e përhapur, se narkotrafiku komandon, se tenderat publikë grabiten, se pallatet e ndërtuara janë fryt i pastrimit të parave të pista, e të tjera e të tjera. Pra, Shqipëria pa atë është e kalbur.

Nëse unë, duke i folur atyre 100 pensionistëve italianë kisha “dëmtuar” Shqipërinë, ai, me 6 dhjetor, duke iu drejtuar 447 milionë banorëve të BE-së, çfarë po përgatitet të bëjë? Të tradhtojë shtetin? T’i pështyjë në fytyrë popullit shqiptar? Të baltosë botërisht imazhin e vendit me qëllim që të mbrojë aferat e pista të familjes së tij?

Nuk e dimë nëse ka ndërmend me të vërtetë dhe ka kurajo të çojë deri në fund projektin e tij qesharak, apo bëhet fjalë për të disatin kërcënim apokaliptik të lëshuar paraprakisht, duke shpresuar të marrë në këmbim të tërheqjes ndonjë thërrime. Gjithsesi jemi të qartë se sido që të shkojë, Berisha bëri të disatin gabim: Me delirin e tij revolucionar nxiti barkun dhe urrejtjen e militantëve, duke larguar nga vetja akoma më shumë pjesën e moderuar dhe të shëndetshme të vendit, që është shumica e shqiptarëve dhe pa mbështetjen e të cilës, askush nuk mund të fitojë asnjë palë zgjedhje.

Next Post
“Turp”/ Berisha s’tërhiqet, reagon ndaj akuzave: Protesta e 6 dhjetorit s’është kundër miqve të Shqipërisë. Dikush duhet t’i dalë për zot vendit! Rama…!

"Turp"/ Berisha s'tërhiqet, reagon ndaj akuzave: Protesta e 6 dhjetorit s’është kundër miqve të Shqipërisë. Dikush duhet t’i dalë për zot vendit! Rama...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In