• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, plan për të dëbuar Bashën nga PD, Paloka: Nëse ka marrë para me dijeni të plotë nga Kremlini do ishte më shumë se sa për përjashtim

by Java News
17/09/2022 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka folur sot në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24 dhe për akuzat për financimin rus për lobim në SHBA të ish-kreut të kësaj force Lulzim Basha.

Paloka zbardhi bisedat dhe deklaratat, kur për herë të parë u artikuluan këto akuza nga PS.

“Kjo çështje është ngritur disa vite më parë nga kryetari i grupit socialist, në atë kohë pati një reagim të Bashës, askush prej nesh dhe as drejtuesit e tjerë të PD në atë kohë nuk kanë pasur dijeni për këtë kohë, as për faktin që deklaroi Basha për lobimin në SHBA.

Në atë kohë, si Basha, edhe unë, e kemi mohuar pavarësisht se nuk kishim dijeni, por i besoj kryetarit tim jo Ballës… patëm një bisedë me Bashën dhe më tha të njëjtat fjalë që deklaroi publikisht, madje unë i thash se s’kemi nevojë të paguajmë për lobim apo takime.

 

 

Sot jemi në një situatë më ndryshe sepse nuk është më Balla që ngre akuza, por një akuzë që vjen nga një zyrtar i DASH, transmetuar në Zërin e Amerikës.

Në këto kushte, kemi kërkuar të hetohet çështja. Nëse deklarimet e Bashës janë ato që ka bërë në atë kohë dhe më pas kanë ndryshuar, tregon se nuk ka qenë as i sinqertë me ne, sepse i ka thënë Berishës se janë para të mbledhura nga komuniteti shqiptar në SHBA…

Nëse flitet për përgjegjësi, është totalisht e Bashës sepse asnjë prej nesh nuk ka pasur informacion. Sot nga gjërat që dalin shoh se kam qenë në hije për shumë gjëra.

Kemi qenë pa informacion dhe nga ato që i janë thënë Berishës deklaron se nuk janë të vërteta. Ku është përgjegjësia e Berishës?!”, deklaroi Paloka.

Ai tha më tej se Basha të njëjtat që gjëra që i ka thënë Berishës i ka thënë dhe atij vetë. “Dhe unë dua ta besoj se është ashtu. Për mua është tjetër gjë që lidhet me këtë çështje, atëherë rezulton se ajo që thuhet se mbahet peng diku, me diçka, rezulton se qenka e vërtetë dhe çështja qenka kjo.

Nuk më duket logjike që rusët të bëjnë një tentativë të tillë edhe sikur Basha të donte, por mbetet për të hetuar”, u shpreh deputeti i PD.

I pyetur nëse do përjashtohej Basha nëse akuzat rezultojnë të vërteta, ai tha se do ishte më shumë se sa për përjashtim.

“Nëse do të ishin marrë ato para, marrim rastin ekstrem, nëse Basha paska marrë me dijeni të plotë para nga Kremlini për të realizuar një akt nuk e di çfarë, kjo do të ishte më shumë se sa një akt që do të kërkonte përjashtimin nga PD-ja, pastaj kalonte në çështjes penale. Unë seriozisht shpresoj që nuk jemi në këtë pikë të akuzës. PD lindi si parti properëndimore dhe sigurisht e bëri të qartë që të gjithë këtë.

E kalon nivelin e përjashtimit nga partia, çfarë vlere do kishte kjo. Gjithmonë më ngelet pjesa e dukshme. Pjesa e dukshme është që Lulzim Basha me akt të kryer ose jo ka rënë peng dhe ka zbatuar një linjë që është kundër PD-së me vetëdije të plotë. E imponuar nga ambasadorja amerikane apo jo, faktet janë këto. Basha është vegla që është përdorur”, u shpreh Paloka./m.j

Next Post
Moti i keq në Shqipëri/ ARRSH: Ja zonat më problematike gjatë 24 orëve të fundit

Moti i keq në Shqipëri/ ARRSH: Ja zonat më problematike gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

December 27, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

December 27, 2025
“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

December 27, 2025
“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

December 27, 2025
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

December 27, 2025
Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com