Sali Berisha, i ftuar në televizionin e familjes së vet, tha se përveç ambasadores së SHBA, Yuri Kim, asnjë ndërkombëtar tjetër nuk e mohon Sali Berishën si kryetar i PD.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, kontrollojnë gjykatat së bashku.
Yuri Kim ka zgjedhur Enkelejd Alibeajn, ajo ka lënë të kuptohet që s’pyet për votën. Gjykatat i kontrollon Rama bashkë me atë.
Kam respekt të madh për ndërkombëtarët e ambasadorët por kurrë për ata të cilët bëhen avokatët e dhunimit të votës, ata që mashtrojnë qeveritë e tyre”-tha Berisha.
Në fakt, nuk është puna tek Yuri Kim, por atë nuk e njeh si kryetar vetë SHBA, për të mos përmendur pastaj Britaninë e Madhe, që e kanë shpallur non grata.
Dhe meqë thotë se e njeh gjithë bota si kryetar të PD, le të tregojë kush e uroi kur e mori PD-në me vendim gjykate.
Ose të tregojë nëse e ka vizituar ndonjë ndërkombëtar në zyrë këto muaj, meqë prretendon se e njohin si kryetar të PD.
/s.f
Burgu Reçit, është për VIP-a, n’ato maja, rripa rripa, njëherë ma hipe, 100 herë ta hipa, dhe kurrë më, nuk ta zbrita.