• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha përfshin Lulzim Bashën në konfliktin me SHBA: Ja çfarë i kërkoi ambasadores Kim

by A R
05/08/2021 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha nuk ndryshon qëndrim dhe thotë se s’ka forcë në botë ta ndryshojë nga vendimi që ka marrë për të vijuar si pjesë e parlamentit në shtator. Ai siguron se dhe Basha i ka kërkuar në takim ambasadores së SHBA, Yuri Kim të ketë transparencë mbi vendimin për shpalljen non-grata të Berishës dhe akuzës për korrupsion.

Duket se dhe sot Berisha nuk ka surprizuar duke sulmuar sërish ambasadoren amerikane, Yuri Kim të cilën e quan unike në botë pasi lavdëron masakrën zgjedhore dhe kërkon ti diktojë vendit kush hyn në parlament dhe kush jo.

Ai shton se nuk po i ofron shqiptarëve bar madje po bën gjithcka që po bën është që qytetarët mos hanë bar.

PYETJA: Çfarë vendimi prisni të marrë Basha lidhur me rolin tuaj?

BERISHA: Së pari, më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon ti diktojë atij vend, këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament.

Do më lejoni pak ta zhvilloj këtë koncept. Ajo në konceptin e saj, qëndrimine saj e lidhi me dogmën e barit. Jo rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë, ka lexuar. Edhe Enver Hoxhën, edhe Abraham Linkolnin, e Kim Jong Un. Në politikë lexon. Por një gjë ju them, për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë.
Shqipëtarët e dinë mirë se në diktaturë kur njerëzit kishin deleguar diktatorit, ai u ofronte si rrugë shpëtimi për mbrojtjen e tij barin.

Shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur, kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur. Sepse njeriu par avdekjes përpiqet të shpëtojë. Kjo ka ndodhur dikur edhe në Korenë e Veriut. Tani ndoshta s’ndodh se i ka dhënë disa parcela. Diktatura dhe bari janë të lidhura. Gjithçka unë po bëj, pikërisht është që shqiptarët mos hanë bar. Dhe rruga e vetme është transparenca, unë s’po ofroj bar, por transparencë.

Në këtë kontekst. Dua të them prap, qëllimi im nuk ka të bëjë, nuk mbrohem unë nga imuniteti, nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti, por nuk pranon nën diktat ti shkel ato. Ky është ndryshimi.

Rruga e vetme është transparenca.

Kështu që, cilido jetë qëndrimi im, nuk ka forcë në botë përveç të gjithfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Kryetari i PD në takimin me znj.Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë. Ftoj çdo shqiptar të kërkojë të njëjtën gjë, transparencën. Por ata që ofrojnë barin kanë një problem madhor, kanë frikë nga e vërteta. Ata i tremben. Unë kam deklaruar se mbi vendim, një fakt të jepet, unë marr vendimet e mia. Unë qëndroj i vendos, ta dini mirë që nuk ka forcë në botë që mund të më imponojë mua përveç transparencës.Kushdo tjetër.”- tha Berisha.

Next Post
‘Dorëzohet’ Maqedonia e Veriut/ Shpall gjendjen e krizës për 30 ditë nga situata e rëndë me zjarret

'Dorëzohet' Maqedonia e Veriut/ Shpall gjendjen e krizës për 30 ditë nga situata e rëndë me zjarret

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    A mundet te bejme konente apo jo ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In