Ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Televizionin Klan, ka akuzuar qeverinë lidhur me politikën e jashtme që po ndjek me fqinjët. Sipas Berishës, qeveria po ndjek një politikë të jashtme konfliktuale me vendet fqinje referuar tensionit me Maqedoninë dhe Greqinë.
Dhe pikërisht për këtë të fundit, dhe deklaratën e bërë nga kryeministri Rama, Berisha e cilëson këtë si të papranueshme dhe një formë e vjetër e politikës së jashtme.
Berisha është ndalur edhe në fushatën elektorale të mazhorancës për zgjedhjet vendore, duke e quajtur Ramën si një person me psikoza seksuale.
“Unë mund të them se Edi Rama po përsërit plazhin publik lakuriq në një formë tjetër. Natyrisht po del i veshur, madje me antiplumb. E saktë kjo. Por po shkon si afrodiziak, po shkon si një njeri me psikozë seksuale, ku ne çdo takim shqipëron fjalë që s’mund ti thotë kurrë një burrë në publik, si psh të zhvesh gruaja cullak kur hyn brenda apo si ajo e drejtimit dhe çeshtje të tjera që janë të papranueshme për staturën e një njeriu normal. Ju e keni vënë re, dy gjëra ka ai në këtë fushatë. Së pari, burri thotë kshu gruaja thotë kshu, burri është pijanec, gruaja ta mbledh dhe kjo është i gjithë togfjalëshi i tij i varfër dhe së dyti, letrat e mashtrimit, letrat pa vlerë, letrat e legalizimit të cilat janë absolutisht pa vlerë” është shprehur Berisha









