Ditën e djeshme, një faqe e tifozëve të Juventusit në Itali, ka publikuar foton e Edi Ramës, ku evidentonte faktin se ai mbante stemën e Juventusit në xhup.
Por Berisha thotë sot, se mediat italiane shkruajnë që Rama mban jelek antiplumb. Dhe e poston pa pikë turpi në Facebook, pavarësisht se komentuesit i thonë se faqja në fjalë ka shkruajtur për tjetër gjë. Aq fiksim e ka idenë e vrasjes (arsye për të cilën mbante jelek antiplumb kur ishte kryeministër), sa mendon se të gjithë kryeministrat mbajnë jelek antiplumb nga frika. /ma.me