• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha paralajmëron: Destabilizimi i vendit po vjen/ Përjashtimi?! Më nderuan!

by Java News
26/04/2016 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për një destabilitet të mundshëm të vendit, pasi sipas tij qeveria, e lidhur me krimin, ka lënë në një gjëndje të mjeruar rendin dhe sigurinë e vendit. I pyetur nga gazetarja Eni Vasili në Studio e Hapur, nëse thirrja e tij për armë do destabilizonte vendin, Berisha tha:

“Destabilizimi po vjen, këtu do të jemi. Tani ka vrasje më shumë se kurrë ndonjëherë. Asnjëherë nuk kemi qenë në këtë gjendje”

Ish Kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me përjashtimin e tij me 10 ditë nga kuvendi, pas thirrjes së tij, që populli shqiptar të marrë armët. Ai tha se u ndie i nderuar nga vendimi i Byrosë për ta përjashtuar, duke e argumentuar këtë si një hakmarrje të maxhorancës dhe qeverisë kundër denoncimit që ai bëri për Emiliano Shullazin.

“Më nderuan, u ndjeva shumë i nderuar… të analizojmë, cila është koha, cfarë e karakterizon këtë kohë?! Kjo është koha e Shullazit! Faktikisht kjo është kohë e shullazit dhe shullazëve qeveritarë.”- tha Berisha.

Berisha tregon fotot e ushtarëve të Shullazit por nuk i dorëzon: Gazetarët mund t’i gjejnë vetë

Ish kryeministri Berisha ka treguar disa foto në ipadin e tij, duke pretenduar se në fotot që shfaqeshin aty, ishin disa nga ushtarët e bandës së Emiliano Shullazit. Sipas tij këta të fundit lëvizin të lirë në vend. Berisha tha se foto ja kishin dhënë punonjës të policisë. Gazetarja Eni Vasili i kërkoi Berishës që ato foto t’i publikonte, duke i thënë këtij të fundit se shumë persona (përfshi këtu gazetarë e kryeredaktorë) i kishin kërkuar asaj që t’ii merrte ato foto për t’i publikuar… por Berisha i është shmangur kërkesës duke thënë se ashtu siç i ka marrë ai fotot, edhe gazetarët e interesuar mund t’i gjejnë.

Berisha: Keta jane ushtaret e Shullazit me… by gazeta-panorama

Berisha shtoi se në arrestimin e këtij të fundit prokurororia është bllokuar nga policia. Ish kryeministri i cilësoi kundërshtarët e idesë së tij për armatosjen e popullit si “Shullazarë”.

Intervista e plotë

Që nga dita kur ju bëtë një deklaratë që tronditi disi opinionin politik, pati dhe jehonë ndërkombëtare. Si e pritet vendimin për përjashtim?
U ndjeva shumë i nderuar. Pasi këtë kohë e karakterizon koha e shullazëve. Për aq sa mediat flasin e paraqesin, për aq sa komentohet e transmetohet, kjo është koha e shullazëve qeveritarë. E kam fjalën për kohën e krimit të organizuar në shkallën më të lartë. Në dy netët e fundit tritol, vjedhje me maska, arrestimin të biznesmenit në mënyrë më mafioze, e kam fjalën për zotin Neranxi, që organizonte një panair. Kjo është koha e shullazëve. Shullazi kryesor është Rama, Tahiri. Ai që i bënë Neranxit është rrëmbim. Gjetën rastin për ta kapur, ai kishte një panair që ishte një ngjarje jo vetëm për biznesin e tij, por për të gjithë sektorin e atij lloj biznesi. Është një njeri që ka qenë deputet. Policia shkoi dhe pas një muaj dërgoi atje një revole për ta shpëlarë kriminelin Prenga. Ajo polici, nuk u mjaftua dhe nuk e ekzekutoi dot, një nga familjarët Cali, shkoi ti merrte jetën tjetrit. Policia fiku kamerat, pasi është më kriminel se ai. Është krijuar korporata e krimit. Mund të rreshtoi këtu me qindra fakte.

Ju thoni se prokuroria është penguar për këtë dosje për shkak të rrethanave të ligjit, etj. Ka tentuar që të ndaloj policia herë më parë prokurorinë?
Nuk kam dijeni, pasi të dhënat e prokurorisë i quaj sekret më të madh shtetëror. Sekret i dosjes është kusht themelor i krimit. Prokurorë janë ata që shesin dosjet, dhe ata janë më kriminel se kriminelet. Kjo është linja më kriminale brenda atij institucioni. Unë po të garantoj se nuk bëj përpjekjen më të vogël për të marrë informacion më të parëndësishëm në këtë institucion. Askush si merr ato.

Kthehemi tek deklarata juaj për armatosje të qytetarëve shqiptare. Ju thatë se ju bën nder ky përjashtim…Ka pasur shumë komente; ‘Është deklaratë antikushtetues. ‘Fataliste’ e quajti Ben Blushi..
Nuk janë vetëm në qeveri, këto janë faktet e qeverisë dhe unë do ta faktojë. Por, të bëjnë një marrëveshje. Arma dhe njeriu. Arma dhe pushtetit. Cili është qëndrimi i pushtetit ndaj armës? Në diktaturë një nga ligjet më themelore të diktaturës është çarmatosjen e popullit. Lexoni historinë. Një nga aktet çarmatosja duke përdorur të gjithë dhunën dhe terrorin. Kurse në demokraci ky fenomen nuk ekziston.

Propozimi juaj është serioz kur flisni për armatosjen?

Jemi në një koncept që ndan ditën nga nata, sistemin e vlerave me atë të antivlerave. Amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane. Por gjer sot është në fuqi. Momenti më madhështor i kushtetueshmërisë së njerëzimit. Ka një vend në Europë që ka udhëhequr me shembullin e zhvillimit të sigurisë dhe lirisë, dhe është Zvicra. Ky vend është vendi më i armatosur i botës nga qytetarët e saj, sepse është vend demokratik. Cilat janë demokracitë më stabël sot? Janë Norvegjia, një nga vendet më të armatosura, por edhe një nda vendet më të qeta, Finlanda, Suedia, Çekia. Në deklaratën time thashë që qytetarët shqiptarë të armatosen, jo demokratë armatosuni, as mazhoritarë armatosuni, sepse sot në mënyrë absolute nuk ka qytetar përveç qeveritarëve që ka sigurinë minimale. Çdo ditë marr pafund mesazhe. Kam marrë mesazh nga një qytetar në fshatin Marrash, kur hajdutët shkojnë i vjedhin bagëtinë. Të tilla mesazhe marr nga të katër anët e vendit. Policinë e ka marrë krimi, e ka marrë Saje Qorri, e ka marrë Shullazi. Unë kërkoj nga çdo shqiptar që të mendojë për këto probleme, sesa të rënda janë. Depot i hapën qytetarët. Problemi është se nqs shteti nuk i del zot qytetarit nuk i garanton jetën pronën, atëherë qytetari në çdo vend të botës duhet të mbrojë pragun e shtëpisë. Ne po ecim në një situatë të vështirë.

Kujt i referoheni? Për 2015 statistikat thonë se krimi është ulur.

Janë statistikë gënjeshtër. Të shkelësh mbi kufoma i thonë kësaj. Vetëm gjatë këtyre 4 muajve janë bërë 60 vrasje. Nuk shkojnë shqiptarët në luftë civile. Ata që kujtojnë se shqiptarët shkojnë në luftë civile se kanë armë, ata vetëm fantazojnë.

A rrezikon kjo deklaratë të destabilizojë?
Nuk ka patur kombe për kapita që të ketë patur më shumë armë se shqiptarët gjatë kohës otomane, apo para luftës, dhe nuk i kanë përdorur kundër njëri-tjetrit.

Next Post

30 mendime që na lënë si "buf" në mes të natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kthejmë pushtetin te populli”| Kryeministri i Tajlandës shpërndan parlamentin, zgjedhje brenda 60 ditësh

“Kthejmë pushtetin te populli”| Kryeministri i Tajlandës shpërndan parlamentin, zgjedhje brenda 60 ditësh

December 12, 2025
Mashtronte qytetarët, kapet dhe me armë, në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Mashtronte qytetarët, kapet dhe me armë, në pranga 34-vjeçari në Tiranë

December 12, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje, prokuroria çon në gjyq policin dhe tre zyrtarët e IMT-së

Lejuan ndërtimet pa leje, prokuroria çon në gjyq policin dhe tre zyrtarët e IMT-së

December 12, 2025
Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet për shpërdorim detyre

Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet për shpërdorim detyre

December 12, 2025
Avokati i Popullit, Kalaja sfidon Berishën: Të enjten shkoni me një emër në seancë

Shabani u zgjodh Avokat i Popullit, reagon Kalaja: Kontributi im u shkel nga PD dhe Berisha

December 12, 2025
Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që synon bllokimin e rregullimit të IA nga shtetet amerikane

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që synon bllokimin e rregullimit të IA nga shtetet amerikane

December 12, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Dje përjetova një moment gëzimi…

December 12, 2025
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Rritje ekonomike 3.5%, por punësimi bie me gati 20 mijë persona

December 12, 2025
SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës! A është nafta në qendër të konfliktit Trump-Maduro?

SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës! A është nafta në qendër të konfliktit Trump-Maduro?

December 12, 2025
DETAJE / Aksioni i RENEA-s në Dobraç: Vetëm kontrolle, nuk ka të arrestuar

DETAJE / Aksioni i RENEA-s në Dobraç: Vetëm kontrolle, nuk ka të arrestuar

December 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In