Deputeti Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai u shpreh se protesta e 8 janarit është demostrim për të thënë që duhet t’i thërrasim arsyes.
“Data 8 Janar është demonstrim për të thënë që duhet t’i thërrasim arsyes. Ne nuk mund t’i vendosim njerëzit në një konflikt nga një konflikt i gjuhës tek një konflikt i cili nuk na shërben brenda një force politike.
Liderët e partive zgjidhen nga anëtarësia për të zgjidhur probleme dhe jo për të sjellë problem.
Ata t’i thërrasin arsyes. Njëra palë e ka arsyen sepse Berisha është sfidant, po kërkon garë, ka hedhur dorezën e garës, në bazë të funksionimit të institucioneve të partisë”, tha Boçi për Ora News.