Nga Erjon Braçe
Eshte teresisht e zakonshme qe;
ne gazetat e dites, une te gjej ngjarje qe nuk kane ndodhur, deklarata qe nuk i kam bere ose qe jane shume me teper se aq, mistreclleqe te nxitura ne menyre banale, informacione jo vetem te pa verifikuara, por me e keqja, informacione qe su shkohet kurre ne fund!!
E dini perse?
Sepse atje ku ndodh ngjarja nuk ka thuajse asnjehere reportere te shtypit te shkruar, nisur nga Kuvendi fjala bie.
Thjesht shohin kronikat 70 sekonda te tv-ve dhe pastaj e percjellin “ate qe ka ndodhur” goje me goje e vesh me vesh.
Kjo natyrisht nuk eshte “liri shtypi” dhe as profesionalizem.
Thene kete po sqaroj:
E para,
nuk ka asnje perplasje mes meje e ministrit Tahiri per 21 janarin!!
Dje,
nga foltorja e Kuvendit kam cmuar nderhyrjen e ministrit Tahiri ne nje ceshtje publike, per shkak te nje gjyqi civil ne gjykaten administrative.
Natyrisht,
kam kerkuar qe ai akt i referuar nga Garda ne gjykate, te terhiqet pasi nuk ka lidhje me te verteten mbi 21 janarin.
Ne ane tjeter;
padiskutim qe ai akt sjell ne vemendje vendimet kriminale te gjykatave te Tiranes, ne cdo shkalle deri ne me te larten, arsye e qarte perse keto gjykata duhet te shkrihen, arsye edhe me e forte perse reforma ne drejtesi eshte zgjidhje; madje jo vetem per 21 janarin!!
E dyta,
nuk kam thene dje asnje sekonde, se projektligji per faljen e detyrimeve te ushtarakeve me vlere deri 1.3 miliard leke te reja, eshte zgjidhje perfundimtare.
Kam thene shume qarte se;
ky problem eshte krijuar nga qeverite e gjera te Sali Berishes ne 8 vitet e qeverisjes se tij, problemi i debive posacerisht eshte krijuar ne vitin 2010 e ne vijim, per shkak te urdherimeve prapavepruese per rillogaritje te pensioneve te ushtarakeve e mospermbushjes se detyres nga administrata publike e ushtarake, me konsensus te gjere kjo.
Komisioni qe une drejtoj, deputetet socialiste aty;
i kane shtuar ligjit te Qeverise edhe kthimin pas te mbi 368 milion lekeve te reja, ish ushtarakeve qe e kane paguar nen dhune detyrimin e dale nga rillogaritja dhe, une personalisht, ne cilesine e kryetarit te komisionit, prej javes qe shkoi, i kam vene detyren ministrise pergjegjese, te hartoje nje ligj te ri qe i jep fund xhungles me ligje, vendime, udhezime, vendime gjykatash qe jane mbievendosur, jane kundershtuar, jane rrezuar aq here sa kerkush nuk di sot te thote se cili eshte ne fuqi.
Hartimi i ketij ligji, nuk eshte pune as e nje deputeti, as e tre deputeteve me profil ushtarak apo kujtdo qe ndihet si i tille, as edhe e nje partie.
Duhet nje ligj i gjithpranuar tani qe te mos u bej me dem ekonomik e moral ish ushtarakeve.
E treta,
ngazellimi dashuror mbi nje lajm te para 48 oreve te Sali Berishes per Arben Frrokun, ka nje histori te tere pas dhe, ajo nuk thuhet!!
Sali Berisha e tha i pari!! SHISH informon me pare Sali Berishen se Qeverine! Qeveria fsheh dhe nuk nis ekstradimin e Arben Frrokut!!
E dini mire? A keni prova per kete?
Se pari, Arben Frroku eshte ndaluar ne Hollande nen nje identitet tjeter; ka qene interesimi i pales shqiptare, dergimi i te dhenave per te qe disponohen nga policia shqiptare, perfshire gjurmet e gishtave, ndodhur vetem dje ne nje bashkepunim mes autoriteteve, qe ka zbuluar dhe vene nen arrest te denuarin per vrasje ne Shqiperi.
Se dyti, pa kete procedure, kerkush nuk mund te dinte zyrtarisht se ai ishte ndaluar ne Hollande.
Me nje perjashtim,
e dinin ata qe e njihnin, posacerisht bandite rivale qe ndjekin njeri tjetrin kudo, per tu ruajtur e lare hesapet natyrisht.
Une per vete nuk kam me asnje pike dyshimi;
Sali Berisha e ka kete informacion per shkak te lidhjeve te gjera te tij me krimin, por edhe sepse eshte kthyer ne mikrofon per cdo bande kriminale qe kerkon te eleminoje rivalet edhe duke perdorur Sali Berishen, jo para arrestimeve, gjithnje pas ndodhjes se nje krimi.
Jo vetem kaq,
por Sali Berisha eshte bere mikrofon i bandave kriminale edhe kunder policise se shtetit, me synimin e qarte te zbehjes se fuqise goditese te kesaj te fundit- ndaj kujtdo dhe pa bere dallim,
gjithnje me nje qellim:
shpetimin e bandave rivale qe jane burim dhe raportojne tek Berisha, duke e perdorur natyrisht.
Jane nje mori ngjarjesh qe e deshmojne kete,
duke nisur nga Lazarati.