• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Berisha, ose Lulzim Basha 2.0!

by Skënder Minxhozi
11/10/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

 

Harxhoi gjithë dimrin, pranverën dhe verën duke kërkuar ta ndajë veten nga paraardhësi, dikur nxënës i tij. Sulmoi, shau, kërcënoi, premtoi, akuzoi dhe tregoi me gisht gjithkënd majtas e djathtas duke u betuar solemnisht se do të ishte një njeri tjetër, më i ri dhe dinamik, pavarësisht moshës së shtyrë dhe konsumit 30 vjeçar që mban mbi shpinë.

Ky ka qenë Sali Berisha i 12 muajve të fundit. Një politikan në luftë me kohën dhe me “tradhëtarin” Basha, një lider i plagosur me dorën e amerikanëve dhe i ringritur me entusiazmin e militantëve të zemëruar nga tetë vite të gjata qëndrimi në opozitë (edhe me aprovimin direkt të Berishës)! Doktori ka investuar në këtë rikthim gjithçka që ende zotëron: emrin dhe imazhin, energjitë e mbetura dhe premtimin e përjetshëm për të hyrë edhe një herë në zyrën e kryeministrit. Të njëjtin premtim që llir Meta i bën rregullisht vetes prej rreth dy dekadash…

Sali Berisha dëshëron të jetë një kryetar krejt i ndryshëm nga Basha. Janë të paktë ata që besojnë se ai nuk është vërtet i tillë, më i fuqishëm politikisht, më zëlartë dhe imponues por edhe më me eksperiencë për të mos shkelur në kurthet ku Basha hynte pa e vrarë shumë mendjen. Doktori ja merr partinë për 24 orë Lulit, thuhej pak a shumë kudo nëpër Shqipëri ditën që ai ngriti dorën kundër ish-nxënësit të tij.

Mirëpo një gjë është ta marrësh një kështjellë, e një gjë tjetër ta mbash atë. Berisha i besoi shumë entusiazmit të fillimit, brohorimave të Arenës Kombëtare në mes të dhjetorit si të ishte një ndeshje futbolli nga ato të nxehtat. Besoi dhe sugjestionoi fillimisht veten e më pas të tjerët, se Rama i kishte ditët e numëruara gjatë vitit 2002 (edhe me ndihmën e Metës që përgatitej të zbriste në fushën e lojës).

Por Berisha s’kishte llogaritur mirë dy faktorë: grupin parlamentar me amerikanët pas perdes dhe oreksin e rritur të ish-presidentit pas 24 korrikut. Ashtu siç pritej, pengesa e Berishës do të ishin deputetët, me mandatin e tyre të paprekshëm nga votimet brenda PD, si dhe spostimi djathtas i Metës me Partinë e Lirisë që kërkon këtej e tutje edhe vota të djathta, jo më socialiste si ato të LSI.

Në anën tjetër, e ndoshta kjo është më e rëndësishmja, Berisha s’kishte llogaritur që do të gjente një opinion publik kaq pasiv ndaj thirrjeve të tij dhe të Ilir Metës, për t’u ngritur e për të rrëzuar qeverinë. Të dy liderët e vjetër të veshur me petka të reja i hynë një vere vetmitare konferencash shtypi e daljesh të përditshme me akuza e kërcënime ndaj qeverisë, e cila, ashtu si shumica e shqiptarëve të zakonshëm, kishin veshur kostumet e banjos e shijonin verën e nxehtë. Harxhuan bateritë në korrik e gusht dhe i gjeti vjeshta të lodhur, mund të ishte metafora për rastin në fjalë.

Heshtja e shtatorit, me opozitën ende brenda zyrave të saj, është pasojë e kësaj shurdhërie verore. E cila provon në fakt se kalorësit që opozita ka zgjedhur mund të mos jenë ata të duhurit. Duket si paradoksi më i madh i imagjinueshëm, por Sali Berisha i sotëm po fillon t’i ngjajë gjithmonë e më shumë Lulzim Bashës për nga (pa)fuqia për të zgjuar indin e protestës tek shqiptarët. Njëlloj si paraardhësi i tij, Doktori po konsumon shumë retorikë dhe pak aksion konkret.

Sali Berisha po merr pëditë e më tepër trajtat e një Lulzim Bashe të dytë, madje-madje ky i fundit shfaqej dikur jo më i dobët se Berisha (kur s’kishte zgjedhje kuptohet). Lulzim Basha i la trashëgimi Berishës një opozitë të unifikuar, kurse sot Doktori po dështon të bashkojë tre korentet opozitare, pjesën e vet të PD me atë të Alibeajt dhe partinë e Metës. Lulzim Basha ja arriti të nxjerrë disa dhjetra mijë njerëz nëpër sheshe në protesta disa herë masive, kurse Berisha po vazhdon edhe tani në tetor traditën e Foltores në salla të mbyllura e formate të vogla, megjithëse kishte premtuar që në vjeshtë Rama do dridhej brenda Kryeministrisë. Basha shau e akuzoi njëlloj si Doktori, pra edhe këtu s’ka ndonjë ndryshim të madh. Ndërkohë produkti real i kësaj opozite vazhdojnë të mbeten fjalët nëerë. Pikërisht akuza për të cilën u mallkua Lulzim Basha nga Sali Berisha e të tjerët.

Unifikimi i opozitës dhe ngritja e frymës opozitare tek shqiptari i thjeshtë janë dështime që duken për së largu në strategjinë e Sali Berishës. Sido që të shkojë sezoni i tij politik, vjeshta ka shfaqur të gjitha mangësitë e Doktorit, duke nisur nga mosbesimi që zgjedhësit kanë ndaj tij, e deri tek pamundësia për të bindur parlamentarët e PD që t’i bashkohen karros së tij opozitare. Shqipëria lëngon nën krizën e çmimeve por sheshet mbeten bosh. Kjo është prova më e prekshme se opozita e ka humbur provimin e vjeshtës. Ishim dhe mbetemi në sinoret e Lulit…

Next Post
Ka shkuar për Safari?! Salianji ‘zgjedh’ Ruandën për të sulmuar qeverinë: Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë

Ka shkuar për Safari?! Salianji 'zgjedh' Ruandën për të sulmuar qeverinë: Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë

Comments 1

  1. Sorkë Petro says:
    3 years ago

    Opozita e sotme, (PD e Saliut dhe PL e Likes së Monës) në popull, konceptohen si shoqatat e LGTB dhe Transgjinorëve, duke bërë që të jenë të neveritshëm dhe të urryer, e në këto kushte, u largohen sa më shumë, sikur Saliu dhe Likja të jenë me SIDA dhe ZGJEBE…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

January 12, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

January 12, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berishës i mbaron mandati dhe degët ka kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

January 12, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

Kina ashpërson tonet kundër planit të Trump për Groenlandën: SHBA është egoiste!

January 12, 2026
Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

January 12, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për inatçorët dhe fajtorët

January 12, 2026
Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

January 12, 2026
Habit Trump, në një postim në Truth Social e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’

Habit Trump, në një postim në Truth Social e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’

January 12, 2026
Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

January 12, 2026
Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In