• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: O këlysh, o fundërinë…! Bushati: Shih rrugaçin që ke në shtëpi!

by A R
10/11/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç është bërë traditë tashmë, çdo të enjte parlamenti përfshihet nga debatet që degradojnë në një fjalor të ulët dhe me ofendime personale. Edhe këtë herë, në qendër te debateve është ish-kryeminsitri Sali Berisha. Teksa fliste nga foltorja, disa deputetë socialistë përfshirë dhe Minsitrin e Jashtëm Bushati ndërhynin nga vendi. Berisha i’u përgjigj këtij të fundit me fjalët “këlysh, fundërinë”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i minsitrit Bushati i cili duke i’u drejtuar Berishës tha “Shih rrugaçin që ke në shtëpi, mos ma bëj mua me gisht”.

“Mor fundërinë, mor këlysh i vogël, mor fundërinë që akuzohesh për gylenist…ai është fundërinë. Në qoftë se rrugeçër të rritur nga kodoshët lihen të flasin në këtë mënyrë kjo ëhstë një gjë shumë e rëndë. O budallenj, o çakenj, jam Sali Berisha unë. E di si më dukeni ju mua, më dukeni si plehra. (u drejtohet deputetëve socialist që flasin nga vendi) Para interesit kombtar nuk njoh asgjë tjetër unë. I futët thikën Kosovës në marrëveshjet që bëtë me Serbinë”, tha Berisha.

Berisha: Ramës po i vjen fundi, do vijë t’u bëjë shurrën te dera e selisë

“Si përfundim shakaxhintë vazhdojnë të bëjnë rrugaçin në Parlament. Njeriu që i pengoi shqiptarët 2 vite për të votuar tre ligje, i pengoi edhe sot duke u përpjekur të kapë reformën në Drejtësi. Këto janë muajt e fundit në pushtet dhe i them se qenit kur i vjen fundi shkon e bën shurrën në derë të selisë. Edhe pasi të humbë zgjedhjet nuk ikën ai jo”, tha Berisha.

Reagimi i Ditmir Bushatit ndaj Berishës:

Në përgjigje të deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se kjo qeveri do t’i hapë negociatat me Bashkimin Europian. Nga foltorja e Kuvendit, ministri Bushati tha se opozita shqiptare është e  vetmja në botë që mendon se mund të fitojë me humbje. Po ashtu Ministri i jashtëm Ditmir Bushati reagoi edhe ndaj Berishës në lidhje me deklaratat e tij për Kosovën.

Bushati: Kjo është e vetmja opozitë në botë që nuk lë qeverinë të flasë. Dua ta nis shumë shkurt nga disa gjëra shumë të rënda që u thanë. Është hera e dytë që ish kryeministri deklaron një gjë shumë të rëndë… Gjykata kushtetuese që mori vendim me shumicë për të rrëzuar marrëveshjen detare me Greqinë, paska qenë nën hyqmin e palëve të treta, kjo është një deklaratë shumë e rëndë. Kjo është një mufkë!

E dyta, vendosi disa kushte antikombëtare dhe një barazi mes Tiranës dhe Beogradit përsa i përket Prishtinës që nuk ka guxuar askush ti bëjë në këto 26 vite. Këtë njeri sic erdhi këtu dhe deklraoi autonominë e Preshevës dhe na kërkoi dhe neve rezolutë…por jam i sigurt se këtë njeri nuk e dëgjon më.

Janë disa procese që kalojnë përtej raporteve Shqipëri-Serbi, prandaj duhet të kemi shumë kujdes kur marrim përsipër të flasim, të mos nxjerrim mufka nga goja këto gjëra.

Ju jeni e vetmja opozitë në botë, që keni akuzuar shefen e BE-së në vend si të lidhur me organizimin e drogës, madje edhe e keni botuar në organin tuaj zyrtar të shtypit… më ka ardhur mua turp, e jo më…!

Kij kurajon të flasësh për progres raportin dhe thuajse, nuk jam dakort me KE-në, thuaj që nuk jam dakort që të happen negociatat me BE-në, dil këtu dhe thuaje atë që mendon.

DEBATET Berisha-Bushati:

Berisha: Sot vendi nuk ka qeveri. Dëshmia më flagrante e kësaj është fjalimi me kokë në tepsi që mbajti kufoma e pakallur që quhet kryetar qeverie sot. E kuptova mirë hallin e tij, e ka të qartë se e ka kokën në tepsi nga ky raport, i cili në çdo rresht, në çdo fjalë, e çdo kapitull i thotë se me ty nuk ka negociata. Se negociatat do t’i hapë PD, do t’i hapë opozita.

Berisha-Bushatit:
 Mor fundërrinë, mor këlysh i bllokut, mor fundërrinë, akuzohesh për gylenist, njëherë për kështu…

Bushati:
 Turp të të vijë.

Berisha:
 Nëse rrugëçër si ky këtu të rritur nga ata që s’po ia them emrin u jepet fjala në këtë mënyrë, të rritur nga kodoshët, lihet të flasin në këtë mënyrë…

Bushati: Shih rrugaçin që ke në shtëpi, mos ma bëj mua me gisht.

 

Next Post
Vlahutin: Aktivizimi i të rinjve thelbësor, integrimi i Shqipërisë interes i përbashkët

Vlahutin: Aktivizimi i të rinjve thelbësor, integrimi i Shqipërisë interes i përbashkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In