Berisha nuk i ndahet ‘farsës elektorale’ të 11 majit, shfaq një tjetër filmim: Dora e klanit Çela

Sali Berisha pretendoi përsëri sot manipulimin dhe farsën zgjedhore të 11 majit, duke shfaqur dia pamje të reja nga dita e votimit, nga një prej qendrave në qarkun e Elbasanit.

Ai tha se disponojnë qindra materiale filmime me parregullsi ku patronazhistët e partisë në pushtet votojnë vetë dhe orientojnë apo kontrollojnë votën e zgjedhësve.

Në pamjet filmike që shfaqi ai tha se duken qartë komisionerët që ose votojnë në vend të zgjedhësve, ose i orientojnë dhe i ruajnë ata kur votojnë.

“Më 11 maj qytetarët kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve, që qëndronin si xhelatë te dhoma e fshehta. Mund të sjell qindra e qindra raste, por unë kam sjell vetëm disa për shkurtim kohe. Imagjinoni po të shtriheshin në qendrat e tjera”, tha ai.

Dhe teksa përshkruante pamjet filmike që po shfaqte, duke i komentuar ai tha se ishte një nga qendrat e votimit të klanit të Suel Çelës.

“Ja rasti te qendra e votimit në Elbasan, është dora e kartelit Çela. Ja se si votohet nga komisionerët patronazhistë për votuesit, vetëm nga një qendër, e njëjta qendër. Ja shikoni, voto dhe kontrollo”.

Teksa i qëndroi diskursit të tij për farsën elektorale, kreu i PD akuzoi qeverinë si të implikuar, duke hedhur sulme edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, që e quajti përsëri Altin Troplini.

“Edhe pasi bëri 4500 evente para zgjedhjeve, edhe pasi bëri Giro D’Italia një ditë para ditës së zgjedhjeve, gjysmë miliardi koncesioni, miliona euro për bonusin e pensionistëve, dhjetëra mijëra punonjës administrate të terrorizuar me të dhënat personale, edhe pasi përdori punësimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për efekt vote, me fuqi ekzekutive, edhe për mijëra leje legalizimi e ndërtimi apo certifikata, ai ka licencuar edhe mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis nga 200 ha që lejon ligji, ai ka urdhëruar edhe patronazhistët se si të votojnë dhe kontrollojnë qytetarët. Ishte dhunim masiv i lirisë së votës. Ftoj qytetarët që të ngrihen me gjithë forcë”, pretendoi Berisha mes të tjerash.

I pyetur nga gazetarët se në qendrat e votimit që ai denonconte me filmime kishte edhe komisionerë të PD-së që kanë heshtur për arsye të ndryshme, Berisha mori në mbrojtje anëtarët e opozitës në komisione, duke thënë se ishin nën presionin e kartelit të drogës dhe porganizatës kriminale të klanit të Suel Çelës.

Ai u shpreh se “SKAPI i partisë mbrojti vjedhjen dhe manipulimin e votës”, duke favorizuar Edi Ramën, teksa përmendi edhe emrat e drejtuesve të karteleve nga Elbasani në Durrës dhe që sipas tij “i mbron Altin Troplini”.

“Operacionet nuk bëhen me iniciativë të SKAPIT të partisë apo Altin Troplinit, por me ndërhyrjen e partnerëve tanë të Italisë, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe të tjerë. Atje është zonë e Kartelit, qytetarët kërcënohen edhe me taksën e tokës atje”, tha Berisha.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.