Sali Berisha nuk heq dorë nga pretendimet e tij për farsën elektorale për të mbuluar atë humbje historike të opozitës më 11 maj.
Ai sot doli në konferencë duke publikuar disa pamje filmike nga një qendër në Krujë, ku deklaroi se ka pasur parregullsi e manipulime në votime. Ai tha se në këtë qendër ishte vendosur një kamera e fshehutë në dhomën e fshehtë të votimit, për të përgjuar zgjedhësit se për kë votonin, ku patronazhistët drejtonin votuesit.
Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të ngriheshin për votën e lirë dhe të përballeshin me narkoregjimin, duke vijuar ta nxijë vendin para ndërkombëtarëve, teksa e cilësoi “narkoregjim”.
“Problemi kryesor shqiptar është farsa elektorale e 11 majit. Në themel të shkretimit të Shqipërisë, përgjysmimit të popullatës në dhjetë vitet e fundit, rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend. Në themel të dominimit të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimit, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve. Ndaj edhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besim të plotë se do jetë besim i madh për ta për t’u ngritur dhe vendosur votën e lirë në vend, për t’u përballur me narkoshtetin. Kemi vido sot nga një seli qendre të bashkisë së Krujës. Ja si vendosen kamerat e fshehta në dhomën e fshehtë të votimit”, tha Berisha mes të tjerashm, duke shfaqur edhe pamjet nga procesi i votimit në atë qendër, ku pretendohet se janë përgjuar votuesit me kamera”, u shpreh kreu i selisë blu mes të tjerash..
Në një moment të filmimit, Berisha u shpreh se kur e kupton një nga votuesit se filmohej, dhoma e fshehtë kthehet në krahun e kundërt nga patronazhistët dhe kjo dëshmonte se fshehtësia e votës ka qenë zero. Madje në një moment ai tha se një prej patronazhistëve voton edhe vetë duke mbajtur jo një, por tre fletë votimi ‘me dorën e partisë’.
Berisha u shpreh se në këtë qendër është votuar jo vetëm kolektivisht, por edhe me nga dy apo tre fletë.
“Këto pamje siç e shihni faktojnë se ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Nuk ka asnjë lidhje me fshehtësi të votës, por me kontrollin e vullnetit të votës së popullit. E organizuar nga partia shtet e krimit, që ka mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338 (është 339), faktoi se është një shërbëtor i krimit elektoral të Ramës, se është mburojë kriminale e farsës elektorale. Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini fimos licencat e një krimi elektoral më të madh në zgjedhjet e tjera. nëse kryekrimineli i farsës është Rama, ndihmësi kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do i njohë kurrë zgjedhjet. Ftojmë shqiptarët dhe ata që besojnë te vota e fshehtë dhe e lirë, kudo që janë, të qëndrojnë të pamposhtur, derisa të votohet në mënyrë të lirë”, tha Berisha në diskursin e tij politik, para se të kalohej te pyetjet e gazetarëve.











