• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nuk flet, që ta dëgjojnë shqiptarët!

by Mero Baze
29/10/2018 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një lum fyerjesh dhe sharjesh në adresë të Sali Berishës, pas deklaratës së fundit mbi incidentin në Bularat nuk I bëjnë atij asnjë dëm. Sali Berisha nuk është as naiv, as i painformuar për atë që ka ndodhur. Ai është thjeshtë një kafshë politike, që përpiqet që vemendjen ndërkombëtare ndaj këtij rasti, ta përdor për të futur në krizë raportet mes qeverisë së Athinës dhe asaj të Tiranës , krizë e cila realizon atë që Berisha dhe të vetë nuk po ja dalin dot ta ngjizin dot me forcat e tyre.

Atë nuk e dëmtojnë të sharat lumë të shqiptarëve, pasi nuk pret gjë prej tyre. E kanë zbuar nga pushteti dhe nuk ja japin më kurrë votën. Nuk I hyn në punë as fyerjea në sedër e plot militantëve të PD, që e kanë ditur Doktorin patriot, dhe në këtë rast ndjehen keq për deklaratën e tij. Nuk I hyn në punë as përvoja e vet kriminale më 21 Janar, kur ai vrau katër protestues me duar në xhepa. Nuk e ka bërë këtë deklartë të sqarohet me shqiptarët, por të nxeh klimën në Athinë kundër Tiranës. Ai nuk ka shpresa se shqiptarët mund ti nxis më për beteja politike. Shoqëria shqiptare është e mpirë nga zëri I tij dhe nuk reagon.

Në këto kushte Sali Berisha, nuk ka zgjidhje tjetër vecse të gjej aleatë të rëndësishëm jashtë Shqipërisë.

Deklarata e tij është e kordinuar brenda koalicionit opozitar. Sali Berisha ka folur si lider I opozitës, duke tejkaluar PD, sipas një skenari të kujdesëshëm. Lulzim Basha nuk bën deklaratë në emër të PD, por mbron Sali Berishën nga sulmet, kurse Vangjel Dulja I qëndron deklaratës së Berishës dhe kërkon dhe ekspertizë nga Greqia në hetime… Pra është një qëndrim politik I kordinuar për ta transferuar krizën në Athinë.

Incidenti I Bularatit edhe pse është ordiner si ngjarje, e vë në vështirësi qeverinë e Ciprasit në Athinë. E vë në vështirësi pasi ndryshe nga ne në Shqipëri, opozita greke e “Nea Demokracia” ka shkuar në ekstrem, duke akuzuar Shqipërinë se ka vrarë një qytetar grek, për shkak të flamurit grek. Edhe pse këtë e ka hedhur poshtë dhe policia greke, ata e kanë si qëndrim të tyre.

Agimi I Artë po ashtu është në qiell të shtatë, se ka shtuar një hero në varrezat e veta.

Cipras tani duhet të përballoj furinë e nacionalistëve grek, sulmet e opozitës greke, dhe situatën e krijuar në rpaortet me Tiranën zyrtare, ku qeveria mbron policinë se ka kryer detyrën, kurse opozita shqiptare është dakord me versionin e ekstremit grek. Po të krahasosh deklartën e Ministres së Kulturës së Greqisë që ishte dje në Bularat, me atë të Sali Berishës, e kupton këtë situatë. Ministria greke e cilësonte viktimën, një ekstremistë, që kishte rrëmbyer armët për të kundërshtuar raportet e mira mes dy vendeve dhe pë rtë prishur ceremoninë përkujtimore të Greqisë në Shqipëri, kurse Berisha e cilëson një viktimë të qeverisë Rama. Dhe bash për këtë deklaratë ministren greke, e ka masakruar opozita greke dhe nacionalistët, ndërkohë që kanë përdorur si argument dhe deklaratën e Berishës.

Qëndrimi I Berishës i kordinuar me opozitën shqiptare dhe atë greke, prish balancën e reagimit ndaj kësaj ngjarje, duke forcuar presionin mbi qeverinë greke, dhe duke e detyruar atë të mbaj një pozicion të sforcuar

Cdo opozitë, sidomos opozitat e djathta konservatore, në raste të tilla janë më të ashpra se qeveria në qëndrimin ndaj incidentesh të tilla, sic po ndodh në Greqi, kurse Berisha me vetdije prish këtë balancë, për ta futur në krizë qëndrimin e moderuar të qeverisë greke ndaj Tiranës zyrtare dhe për të zhdukur zëra të tilla si ajo e Ministres së Kulturës, dëshmitare në vendngjarje.

Berisha nuk ka folur duke pasur parasysh shqiptarët. E di që ata nuk i ka. Biles atij I intereson të sulmohet sa më shumë për këtë, që të dal si një njeri që po sakrifikon për Greqinë në këtë rast. Ai po reagon si patericë e ekstremistëve grek kundër zërave të moderuar në Athinë. Atij I duhet të fus në krizë Athinën zyrtare me Tiranën zyrtare, ta vendos qeverinë e Athinës nën presion që të shpall krizën, të bllokoj negociatat dhe të ndërpresë cdo proces pozitiv të nisur me palëve, përfshi dhe Marrveshjen e Detit. Është llogari e ftohtë politike, që përdor një rast me vemendje të fort ndërkombëtare dhe me shumë ndjeshmëri në Greqi, për ta kthyer kundër armikut të vet. Si gjithë kriminelët gjakftohtë.

Next Post
“Premier League është kampionati më i fortë në botë!”

“Premier League është kampionati më i fortë në botë!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In