• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nuk është gjëmë amerikane

by Blendi Kajsiu
03/08/2021 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu 

Që nga futja e Berishës dhe e familjes së tij në listën e zezë amerikane, PD-ja dhe aktorë rreth saj po sillen sikur gjëma që i ka ndodhur u ka ardhur nga Uashingtoni. Ndaj, shumë prej tyre, të tronditur presin më shumë shpjegime dhe prova nga SHBA-ja në lidhje me vendimin e tyre për ta deklaruar Berishën të korruptuar dhe rrezik për demokracinë.

Ama deklaratat e SHBA-së bien si bombë dhe kanë impakt në vendin tonë jo thjesht sepse Amerika është superfuqi dhe partneri ynë strategjik, por mbi të gjitha, sepse ato janë disa të vërteta që njihen nga të gjithë shqiptarët. Pra, forca e deklaratave amerikane nuk buron thjesht nga ajo që ndodhi në Uashington, por nga ajo që ka ndodhur në mes të Tiranës.

Nesër SHBA-ja mund të fusë në listën e zezë të korrupsionit edhe ish-Presidentët Meidani, Moisiu, Topi apo Nishani, ama një qëndrim i tillë nuk do të prodhojë të njëjtën jehonë në sferën tonë publike. Jo thjesht sepse këto figura nuk kanë peshën politike të Berishës, por sepse as ata dhe as familjarë të tyre nuk janë kapur në flagrancë në skandale korruptive si ai i Gërdecit, apo në vrasje publike si ajo e 21 Janarit.

E thënë ndryshe, sado e fuqishme të jetë Amerika, ajo nuk mund të prodhojë fenomene nga hiçi. Arsyeja se përse deklaratat e ambasadores amerikane dhe të Departamentit të Shtetit kanë kaq shumë jehonë në hapësirën tonë publike është sepse thonë disa të vërteta që tashmë shqiptarët i dinë prej vitesh. Të vërteta që dikur vetë SHBA-ja i ka fshehur, teksa e deklaronin Berishën burrë shteti pasi kish vrarë 4 protestues në shesh.

Madje atë që thotë Amerika e dinë edhe demokratët. Kush është ai demokrat që nuk e di se djali i Berishës u përfshi në Gërdec, por drejtësia nuk pati guximin ta hetonte? Se më 21 Janar qeveria e Berishës vrau protestues të pafajshëm në bulevard? Se në shkelje të hapur të ligjit, Berisha nuk i dorëzoi prokurorisë gardistët përgjegjës për vrasjen e protestuesve? Se Berisha e sulmoi haptas prokuroren Ina Rama duke e quajtur publikisht “kurvë”, thjesht se ajo po bënte detyrën?

Është qesharak qëndrimi i PD-së që pret provat nga Uashingtoni ndërkohë kur gjëma dhe gjurmët e saj janë sheshit në Tiranë. Ndaj, ndarjen me Berishën PD-ja duhet ta bëjë në Tiranë dhe jo në Uashington, ashtu siç e ka bërë tashmë shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Next Post
Kina kundërshton ndërhyrjen e huaj në çështjet e Makaos

Kina kundërshton ndërhyrjen e huaj në çështjet e Makaos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In