• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha nuk e rrëzon dot Ramën, as me grevë urie, as me 200 veta në shesh”

by A R
14/01/2026 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH 1 HD ,me gazetarin Arbër Hitaj, analizoi situatën politike aktuale dhe protestën e thirrur nga opozita më 24 janar, duke dhënë një panoramë kritike mbi gjendjen e opozitës dhe raportin e saj me qytetarët.

Mërtiri u shpreh se opozita nuk ka më asnjë instrument të ri për të ofruar, pasi i ka provuar dhe shpenzuar të gjitha rrugët e mundshme.

“Opozita nuk ka çfarë të sjellë asgjë të re me këto protesta. Ajo i ka provuar dhe shpenzuar të gjitha rrugët, të gjitha mjetet. Ka provuar dhe shpenzuar vetveten dhe nuk ka çfarë jep më”, tha ai.

Sipas sociologut, opozita gjendet përballë dy rrugëve, ose të përmbysë pushtetin, ose të vigjilojë në situatën aktuale.

“Ka dy gjëra që mund të bëjë një opozitë. Ose ajo të përmbysë, ose të vigjilojë në këtë situatë. Sepse të gjitha mjetet që ajo përdor çalojnë tek thelbi i saj, që ka të bëjë me mungesën e fuqisë për të mbledhur njerëz rreth vetes. Këtë nuk mund ta bëjë askush, përveç vetë opozitës që duhet të korrigjojë veten”, u shpreh Mërtiri.

Ai shtoi se kryeministri Rama nuk mund të rrëzohet nga kjo opozitë, pasi qytetarët nuk besojnë tek ajo.

“Rama nuk përmbyset nga kjo opozitë sepse njerëzit nuk shkojnë dhe ta mbështesin këtë opozitë, sepse ata nuk besojnë tek ajo. Sot kemi një opozitë që ka qenë e korruptuar kur ka qenë në pushtet dhe nuk është reformuar duke hequr të korruptuarit e saj, duke sjellë fytyra të reja që njerëzit t’i mbështesin dhe t’i ndjekin. Në këto kushte, çfarëdo që ajo të bëjë, për aq kohë sa nuk ndryshon, nuk mund ta përmbysë dot Ramën. Të gjitha premtimet apo sulmet janë thjesht instrumente verbale, përmes të cilave ajo maskon pafuqinë e vet për të tërhequr qytetarët”, tha ai.

Mërtiri theksoi se opozita shpesh fajëson qytetarët që nuk reagojnë, akuzon qeverinë për frikë dhe panik, apo sulmon gazetarët dhe analistët që kritikojnë opozitën.

Por sipas tij, “thelbi i problemit është vetë opozita, sepse është e pabesueshme dhe e ka lënë politikën në këto kushte ku opozita nuk ngrihet dot dhe qeveria nuk bie dot”.

I pyetur nga gazetari Hitaj për skenarët që mund të përdorë opozita, si greva e urisë apo forma të tjera radikale, Mërtiri u shpreh se edhe këto nuk do të sillnin rezultat.

“Është e pamundur edhe nëse do bëhet grevë urie. Patjetër që mund të motivohen disa njerëz më shumë, sepse brenda vetë opozitës ka zëra që thonë se kjo është opozitë e shitur dhe kjo do bëjë të mundur shuarjen e disa prej këtyre zërave, sepse do mendojnë se nuk qenka e vërtetë marrëveshja që ata kanë dhe po sakrifikojnë. Por edhe sikur të bëhet greva e urisë, nuk mund të largohet qeveria se qëndrojnë disa njerëz pa ngrënë. Qeveria largohet kur i pamundësohet funksionimi i saj”, tha ai.

Sa i takon idesë së një qeverie teknike, Mërtiri u shpreh se opozita ka vetëm një rrugë: të bllokojë funksionimin e qeverisë.

“Opozita duhet të bllokojë qeverinë dhe kjo të detyrohet ta shikojë si rrugëzgjidhje për të dalë nga kriza. A e bën dot Sali Berisha dhe opozita këtë, që të bllokojë vendin, që njerëzit mos të shkojnë në punë, që qytetarët të qëndrojnë në shesh dhe mos të largohen nga bulevardi derisa të largohet qeveria duke paralizuar shtetin? Unë mendoj që nuk e bën dot kjo opozitë që të bllokojë Ramën për mos të ushtruar detyrën”, u shpreh ai.

Në fund, Mërtiri solli një vlerësim të fortë për gjendjen aktuale të opozitës., duke thënë se “Me 200 veta aty në shesh, kur as për ditë nuk e bëjnë dot 200 veta, tregon që është koha që duhet të ikë Berisha, më pas të ikë Rama”.

Ai tha se pa një reformim të brendshëm, opozita nuk ka mundësi të ndryshojë ekuilibrat politikë në vend.

Next Post
FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

March 1, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Dhuna në protestën e PD, policia çon Klevis Balliun në SPAK

March 1, 2026
Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In